400 turistë nga Maqedonia bllokohen në Stamboll

400 shtetas të Maqedonisë që pushimet e 1 Majit i kaluan në Turqi, janë të bllokuar në një hotel në qytetin e Stambollit.

Atyre nuk u lejohet ta braktisin hotelin dhe të nisen për në Maqedoni sepse agjencia turistike e cila e kishte organizuar udhëtimin, nuk ka bërë pagesën e qëndrimit të tyre në hotelin “Sevxhan”, njofton A1on.

Shtetasit janë revoltuar nga mashtrimi dhe kanë kërkuar ndërhyrjen edhe të konsullit të Maqedonisë në Stamboll.

Nga agjencia që ka bërë organizimin nuk ende ndonjë prononcim për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj hotelit.

Lajme të ngjashme

Back to top button