Ibrahim Tatlises nuk ka vdekur

Para pak orëve disa mediume turke publikuan lajmin për vdekjen e këngëtarit të njohur turk por tani del që lajmi nuk është aspak i vërtetë.

Mediat serioze turke nuk kanë raportuar lajmin për vdekjen e këngëtarit Ibrahim Tatlises.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga disa media jo shumë kredibile duke u bazuar në një operacion që Tatlises ka pasur në Amerikë.

Sidoqoftë, familja e këngëtarit ka thënë se operacioni ishte shumë i rrezikshëm por ai ka shpëtuar dhe shëndeti i tij është duke u përmirësuar.

Kurd Press po ashtu ka shkruar se Tatlisesi është i lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë.

Një koment

Back to top button