Chelsea kampion i Premierligës

Chelsea edhe zyrtarisht është kampion i ri i Premierligës angleze për edicionin 2014/15.

Golin e vetëm të takimit e shënoi lojtari më i mirë i vitit në Angli, Eden Hazard në minutën e 45 të takimit.

Pas kësaj fitoreje Chelsea mbetet në vendin e parë me 83 pikë, 16 më shumë se sa Manchester City në vendin e dytë e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky titull është më së i merituar për skuadrën e Jose Mourinhos, e cila ishte në krye të Premierligës nga java e parë e deri tani.

Ky është titulli i katërt që prej ardhjes së Abramovichit dhe i pesti në histori të skuadrës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button