Prej se doli kualiteti, partisë i humbi lezeti?!

Prezenca e sekretarit gjeneral të BDI-së z.Abdilaqim Ademi në kongresin e partisë bashkëqeverisëse DPMNE në Kumanovë është nivel joadekuat dhe joproporcional matur me prezencën e mëhershme në kongresin tematik të BDI-së para do kohe në Shkup. Ajo është nivel më i lartë partiak se tre personalitetet nga DPMNE të cilët atëherë nderuan me prezencën e tyre BDI-në nikoqire.

Ende më joadekuate dhe problematike mbeten fjalitë e thëna në fjalimin përshëndetës që ky sekretar i partisë i deklaroi në fjalimin përshëndetës, dje, ditën e shtunë në Kumanovë. Fokusi i këtyre fjalive sipas medieve ishte në dy gjëra se mes BDI-së dhe DPMNE-së ka bashkëpunim kualitativ dhe se BDI do voton çdo vendim që do jetë me interes strategjik për Maqedoninë.

Ndoshta fjalitë e zgjedhura dhe fjalimi i përpiluar janë bërë sipas logjikës së ministreshës së Punëve të Brendshme, Jankullovska e cila në një incizim ku shpaloset puna e saj në përpilimin e ligjeve të propozuara nga BDI dëgjohet duke thënë: “shkruaj ndonjë gjë, mos ketë asnjë domethënie!”. Megjithatë përmendja e kualitetit dhe interesit strategjik vështruar nga historiku i bashkëpunimit BDI dhe DPMNE ka shumë domethënie të ndryshme.

E para në saje të një problemi të gjatë nga i cili shumë përfituan në dy palë zgjedhje këto dy organizime politike: zgjedhjen e presidentit të shtetit. Nëse kjo tani ka domethënien se BDI e cila me gojë plotë përmendte konsesualitetin tani merret vetëm me kualitetin dhe do dale ta pranon botërisht se mu ata janë ata që zgjodhën Ivanovin për president duke ju fol votuesve rrejshëm për bojkotin dhe konsesualitetin?!

Apo edhe për të njëjtin personazh dhe institucion i cili përkundër bojkotit evropian do shkon mysafir te Putini pas disa ditëve, nëse edhe kjo është interes strategjik i Maqedonisë për të cilin BDI angazhohet kur nga ana tjetër përmend përralla për Ukrainën, NATO-n dhe Europën?!

Mund të radhiten shumë kësi interesa strategjike të Gruevskit dhe familjes së tij të cilët do ishte mirë të dihen nëse edhe votohen apo vetëm aprovohen nga BDI sipas fjalëve të djeshme në kongres. Prej emërtimeve të shpeshta fyese të shqiptarëve nëpër bisedat e tyre e deri tek tendencat për kufiziminin e shqiptarëve të mos jenë në shesh të Shkupit apo në malin Vodno, siç patën qytetarët mundësi të shumtë të dëgjojnë nga vet Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij. Ose nëse  interes strategjik është edhe Jugohromi që ndonëse ende nuk ka plotësuar kërkesat për instalimin e filtrave, jashtë krejt afateve, vazhdon ti helmon qytetarët e Maqedonisë?

Njashtu do ishte interesant krahasimi i këtyre fjalëve dhe fjalimi me të tjera në të njëjtën ditë në Sllupçan, ku funksionarë tjerë partiak, të së njëjtës BDI bëjnë fjalë për trashëgimi, strategji, interesa dhe pretendime tjera nga ato të përmendura në kongres të DPMNE-së në Kumanovë?! A dinë këto njerëz dhe ky organizim politik se të dyja fjalimet dalin në të njëjtin, fjala bie, televizion dhe edicion të lajmeve dhe qytetarët kanë rastin menjëherë të krahasojnë dhe kuptojnë të vërtetën: Dje UÇK, para dreke BDI, mas dreke DPMNE!

Lajme të ngjashme

Back to top button