Edhe prindërit formojnë Plenum

Edhe prindërit vendosën që të formojnë plenum me qëllim që të përkrahin nxënësit e shkollave të mesme të cilët që nga dita e hënë kanë vendosur tendat në parkun përball Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Formimi i Plenumit të prindërve është vetëm një pjesë e përkrahjes e cila dita ditës po rritet. Nxënësit e shkollave të mesme kanë përkrahjen edhe të shumë qytetarëve nga e mbarë bota, por gjithashtu edhe nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet e huaja.

Perkrahje nga Varshava per nxenesit

Nxënësit e shkollave të mesme kanë drejtuar letër drejt zëvendës kryeministrit Peshevski, kur mes tjerat shkruante se e vërteta nuk shihet me sy. Plenumi i arsimtarëve gjithashtu reagoi publikisht duke kërkuar mbështetje dhe përkrahje ndaj nxënësve lidhur me kërkesat e tyre.

Pjesë e nxënësve të shkollave të mesme tani më disa javë janë jashtë bankave shkollore, duke bojkotuar kështu mësimin. Ata kanë realizuar katër takime me përfaqësues qeveritar, por deri më tani nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Nga MASH paralajmërojnë se tani për tani nuk parashikohen takime të reja, kurse matura shtetërore do të realizohet sipas konceptit të deritanishëm.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Çka bèjnè nxènèsit tanè? Çka bèjnè profesorèt tanè? E çka bejnè prindèrit tanè?
    Mos vallè , presin qè tè tjerèt t’ ua zgjedhin problemet dhe gjendjen ne tè cilèn èshtè arsimi!!!!

Back to top button