Çaushidis: Gazetaria në Maqedoni është nën shënjestër

Gazetaria në Maqedoni është vënë nën shënjestër dhe tani më flasim për ca ishuj të vegjël të gazetarisë profesionale që mundohet të mbijetojë përderisa e tërë pjesë tjetër është e okupuar nga propaganda dhe keqpërdoret për qëllime partiake. Kështu shprehet në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë, kryetarja e Sindikatës së gazetarëve, Tamara Çaushidis, transmeton Portalb.

“Mbaj mend në vitin 2010 kur u shqetësuam shumë nga radhitja e “Fridom Haus” sa i përket lirisë së mediave, dhe me këtë lajm bile hapeshin edicionet e lajmeve. Nuk e di nëse e keni vërejtur por tani lajmi që Maqedonia fundoset sa i përket lirisë së shprehjes sipas matjeve edhe të Fridom Haus por edhe të Reporterëve pa kufij, kalojnë pa asnjë reagim. Pse ndodh kjo? Kjo na ndodh pasi që pushteti dëshiron ta relativizojë problemin dhe ta shpall atë si inekzistent. Ndërsa ne jemi aq të lodhur duke e shqyrtuar këtë problem sa që këto radhitje janë vetëm një dëshmi se ajo që e themi është e vërtetë. Gazetaria është profesion i rrezikshëm sepse në thelb ka për detyrë ti zbulojë keqpërdorimet e pushtetit dhe qendrave të fuqive kushdoqoftë. Dhe kjo që ndodh te ne është pikërisht ta shikosh gazetarinë nga tyta e pushtetit. Gazetaria në Maqedoni është vënë nën shënjestër dhe tani më flasim për ca ishuj të vegjël të gazetarisë profesionale që mundohet të mbijetojë përderisa e tërë pjesë tjetër është e okupuar nga propaganda dhe keqpërdoret për qëllime partiake.” shprehet për Rel, Tamara Çaushidis. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button