Çfarë do të ndodh me azilkërkuesit në Gjermani?

Rreth 99 për qind e kërkesave të emigrantëve që duan të fitojnë azilin në Gjermani do të refuzohen. Qëndrimi i prerë i politikanëve gjermanë ka paralajmëruar kështu vazhdimin e politikave shtrënguese në një moment kur numri i azilkërkuesve është rritur në mënyrë të ndjeshme. Në këtë listë azilkërkuesish një numër jo të vogël zënë dhe shqiptarët, nga Shqipëria dhe Kosova.

Kryeministri i Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stefan Weil duke folur për “Hannover Presse”, ka paralajmëruar se edhe për ta përgjigjja e Gjermanisë do të jetë e njëjtë, kthimi mbrapsht. Ndërkohë që i ka bërë apel politikës qendrore gjermane për të shkurtuar edhe më tej kohën e shqyrtimit të kërkesave për azil, e cila mund të zgjasë edhe më shumë se 1 vit. Kërkesat e Ëeil, por dhe të disa kryesuesve të landeve gjermane kanë bërë që kancelaria Angela Merkel të paralajmërojë për një takim të nivelit të lartë për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Sipas mediave gjermane takimi i thirrur nga kancelaria është lënë për në 8 maj.

Refuzimi i kërkesave

Kërkesat e azilantëve nga Kosova refuzohen në masën 99 për qind të rasteve, është shprehur kryeministri i Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil për gazetën e Hanoverit “Hannover Presse”, transmeton albinfo. ch. Weil i ka bërë ndërkohë thirrje politikës qendrore gjermane që të përshpejtohen sa të jetë e mundur, procedurat e trajtimit të kërkesave për azil që vijnë nga emigrantët.

Lajme të ngjashme

Back to top button