I kthyeri nga Gjermania rrëfen tmerrin e emigrantëve (Video)

Dritan Syla nga Skenderaj dy muaj më parë kishte marrë rrugën drejt Hungarisë për të dalë më pastaj në Gjermani, në kërkim të nisjes së një jetë të re atje, me një punë të qëndrueshme dhe të mund ta ndihmojë familjen e tij në Kosovë.

Por gjërat nuk i shkuan për së mbari.

I kthyer pas dy muajve në Kosovë me vetë dëshirën e tij, Dritani tregon për KALLXO.com përjetimet e tij gjatë asaj periudhe.

Tani ai i ka vënë plane të tjera vetes dhe nuk i shkon më ndërmend që ta lëshojë Kosovën, transmeton KALLXO.com.

“Plani i vetëm pasi jam kthyer në Kosovë është afati për t’u regjistruar në fakultet. Ndoshta deri sa t’i përfundoj studimet ndryshon diçka edhe ofrohet mundësia për të punuar”, thotë ai.

Dritani ishte vetëm një nga dhjetëra- mijëra kosovarët që mësynë emigrimin në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, në valën masive të largimit përmes Serbisë dhe Hungarisë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Por udhëtimi i tij drejt asaj që e mendonte si parajsë ia ktheu mendjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button