Ndahen licencat e para për konservatorë

Njëzet profesionistë për konservim janë të parët që kanë marrë licenca të punojnë në mbrojtje të drejtpërdrejtë të të mirave kulturore në Maqedoni. Licencat sot ua dorëzoi ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, në lokalitetin arkeologjik Stobi.

Konservatorët e parë të licencuar (nga dy nga Manastiri, Ohri, Shkupi dhe Kavadari dhe nga një nga Shtipi, Vinica, Koçani dhe Velesi) janë arkeologë, arkitektë, historianë të artit dhe artistë, të cilët më shumë vite praktikisht janë angazhuar në sferën konservatore dhe merren me mbrojtjen e sendeve nga druri, qeramika, plastika e gurtë, metali dhe stoli, guri dhe xhami, mozaiqeve, ikonave dhe veprave të tjera figurative, si dhe të trashëgimisë kulturore arkitektonike.

Licencat i kanë fituar pasi e kanë dhënë provimin profesional për njohje të rregullave për mbrojtje të drejtpërdrejtë të të mirave kulturore, që është proces i gjatë, i vështirë dhe specifik.
Ministrja Kançeska-Milevska tha se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është në prioritetet e qeverisë dhe për këtë shkak janë ndërmarrë masa për konservim sistematik, identifikim, hulumtim, dokumentim dhe promovim të saj.

Ministrja informoi edhe se deri në fund të vitit do të ketë punësime të konservatorëve nëpër institucione dhe i ka këshilluar ata që t’i ndjekin konkurset. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button