Fakultetet e disperzuara në Dibër me degë të reja

Fakultetet e disperzuara në Dibër,  këtë vit  akademik 2013-2014 , do të pasurohen me dy degë studimore. Përderisa në vitet e tjera funksionin Gjuha dhe letërsia angleze dhe Fakulteti i Fizioterapisë , këtë vit akademik si degë të reja do të jenë Fakulteti për  gjuhë dhe letërsi  gjermane si dhe Fakulteti i gjuhës italiane.

” Viti i ri akademik na pret me degë të tjera,- tha për Portalb,  Musa Lata, përgjegjësi pranë fakulteteve  të disperzuara në Dibër. Tre vite me radhë funksionin dy degë, Fakulteti i për gjuhë angleze dhe Fakulteti i  fizioterapisë. Këtë vit nuk do të ketë degë të gjuhës angleze,  në program janë vënë  Gjuha gjermane dhe  Gjuha italiane njëkohësisht  dhe Fakulteti i fizioterapisë.

 Sipas programit, këtë vit do të pranohen 30 studentë në të dy degët e lartpërmendura si dhe 65 vende të lira për studentë  në Fakultetin e Fizioterapisë” theksoi Lata.
Përgjegjësi i fakulteteve të disperzuara , Lata,  potencoi se deri më tani ka interesim të madh nga ana e studentëve  për aplikim  në  Gjuhë dhe letërsi gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button