LSDM: VMRO-DPMNE-ja ka larguar nga puna rreth 60 arsimtarë në Ohër

Gjashtëdhjetë arsimtarë të shkollave të Ohrit ssot janë larguar procesi edukativo arsimor, akuzoi LSDM-ja.

“Sot rreth gjashtëdhjetë arsimtarë dhe profesorë profesionalë, me përvojë dhe të përkushtuar janë larguar nga puna prej shkollave fillore dhe të mesme në Ohër në mënyrë joprofesionale, të paturpshme dhe jokolegiale. 38 arsimtarëve të arsimit fillor dhe 20 profesorëve të shkollave të mesme me përvojë shumëvjeçare në arsim nuk u janl vazhduar kontratat për angazhim të përkohshë. Jo për faktin se janë joprofesionalë, të papërvojë dhe se nuk i plotësojnë kriteret, por vetëm për shkak se kanë qenë të angazhuar nga pushteti i mëparshëm lokal. VMRO-DPMNE-ja në këtë mënyrë tregoi se interesat partiake i ka mbi interesat e nxënësve, prindërve dhe institucioneve arsimore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata thonë se partia në pushtet poashtu në mënyrën më të vrazhdë ka luajtur me dinjitetin dhe integritetin profesional të arsimtarëve dhe të profesorëve të larguar nga puna, të cilët deri në fund janë mbajtur në paqartësi se a do të vazhdohen kontratat që u kanë përfunduar më 31 gusht. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button