“Mjekërkuqi” nga Uskana, regjisori më i ri, me shfaqje në Teatrin Kombëtar të Tiranës

Qëndrim Rijani, I lindur në vitin 1990 në fshatin Zajaz të Kërçovës (Uskanës, siç preferon ai ta quaj), sot 23 vjeç, që në moshë shumë të re filloi t’i hapë rrugë hobit të tij që më vonë atë ta shndërronte në profesion të cilin vijon ta ushtrojë me pasion.

Gjatë viteve të gjimnazit, Qëndrimi, vuri në skenën e Pallatit të kulturës në Kërçovë disa shfaqje komike për të vijuar më pas me spektaklin javor “Molla e sherrit” ku si një regjisor amator, ai mori përgëzimet e para të cilat e inkurajuan për t’i hapur rrugën profesionalizmit. Dëshira e tij për të “prekur nga afër” artin skenik dhe për të pasur famën e një artisti të talentuar u vu re nga miqtë dhe të afërmit të cilët e  inkurajuan që të vazhdojë drejt realizimit të synimit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme ai vazhdoi studimet në Universitetin e arteve, në Fakultetin e artit skenik, në Tiranë, Departamenti i regjisurës. Qëndrimi vazhdon studimet e ciklit të dytë në po të njëjtin universitet në degën Regji teatri dhe spektakli.

Ai profesionalisht u morr me këtë fushë, fillimisht, më shumë si aktor. Disa nga shfaqjet në të cilat ai mori pjesë ishin: “Salome”, “Kthimi”, “Aty ku”, “Ndërhyrjet atmosferike të fqinjët tanë”, “Come on”, “Burgu”, “Kësulkuqja e tmerrit”, “Makbethi”, “The tales of Hoffman”, “Doktori”, “Antigona”, “Kaligula”, “Spirealiteti”, “Çifti i shqyer”, “Zhorzh Dande” dhe “Kamarieri memec”.

Detyrën e regjisorit e mori përsipër fillimisht në vitin 2009 me shfaqjen “Jemi një”. Pas suksesit që kishte kjo shfaqje, Qëndrimi, vazhdoi të jetë regjisor ose ass/regjisor i disa shfaqjeve të tjera të cilat publiku shqiptar në Tiranë i pëlqeu dhe mbushte sallën sa herë që ato shfaqeshin në skenën e teatrove si: “Kthimi”, “Për mua, atë dhe të tretin”, “Kërkohet një mi”, “Të dielat”, “Mblesëria”, “Ëndrra e një nate vere”, “Treni 88/90”, “Show time”, “S’ka burrë që tradhton gruan time”, “Mbretëresha e atlantikut”, “Lysistrata”, “Fluturimi, çfarë lumturie”, “Ne vijmë për ajër” dhe e fundit, “Mirandolina”.

Përveç në Tiranë, Qëndrimi ka sjell shfaqet e tij edhe në Maqedoni dhe në Kosovë 
Qëndrimi është bashkëpunëtor i lartë i Sekretariatit për Kulturë të Kryeministrit, kurse në platformën digjitale shqiptare, Digitalb, ai është në departamentin e dublimeve të dokumentarëve të ndryshëm.

Në maj Qëndrimi u nderua me çmimin “Regjisori më të ri që ka vënë shfaqje në Teatrin Kombëtar” në Tiranë titull ky, që vlen për tridhjetë vitet e fundit.
Shfaqja “Ne vijmë për ajër” me regji të Qëndrimit, e zhanrit komedi e zezë, premiera e të cilës u shfaq më  maj të këtij viti, në Teatrin Kombëtar në Tiranë, u përzgjodh si shfaqja me të cilën Shqipëria u prezantua për herë të parë në Festivalin Evropian të Teatrit Eksperimental.

Lajme të ngjashme

Back to top button