Gostivari ngjitet në vendin e tretë

Falë fitores prej 1: 0 ndaj Vëllazërimit dhe barazimi në Gjorçe Petrov, Gostivar tani më është ngjitur në pozitën e tretë dhe vazhdon rrugëtimin drejt pozitës që i mundëson së paku balotazhin për Ligën e Parë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje është shënuar me autor Miujdin Nebi në minutën e 11′ e që më këto tri pikë Gostivar tani ka arritur në kuotën e 39 pikëve, qëi dha pozitën e tretë në Ligën e Dytë. Ndeshja në mes ekipeve të Makedonija Gj.P dhe Mlladost përfundoi pa gola,  që ishte synim i mysafirëve. Drita edhe pse kishte epërsi deri në fund të ndeshjes, nuk arriti të ruaj avantazhin, pasi që mysafirët nga Autokomanda përmes Milevskit barazuan në kohën shtesë, kur luhej minuta e  92′. Kështu Drita gjithnjë është më afër ligës së tretë. Euromilku ka shënuar fitore të pritur ndaj Napredokut me rezultat 1: 0. Java e 24 përfundon me ndeshjne e nesërme kur në Gjevgjeli do të takohen Kozhufi dhe lideri që tani më ka siguruar Ligën e parë, skuadra e Shkupit.

Rezultatet e javës së 24: Makedonija Gj.P – Mlladost 0: 0, Gostivari – Vëllazërimi 1: 0, Napredoku — Euromilk 0: 1, Drita – Skopje 1: 1

Nesër: Kozhufi – Shkupi

Tabela: 1. Shkupi (-1) 49, 2. Mlladosti 43, 3. Gostivari 39, 4. Makedonija Gj. P. 38, 5. Vëllazërimi 32, 6. Skopje 32, 7. Kozhufi (-1) 31, 8. Euromilku 31, 9. Drita 24 dhe 10. Napredoku 9 pikë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button