Azilantët nga Ballkani, kancelarja Merkel takim urgjent në 8 maj

Numri i lartë i emigrantëve nga Ballkani Perëndimor që kanë ‘pushtuar’ Gjermaninë ka detyruar kancelaren Angela Merkel të zhvillojë një takim urgjent për këtë situatë.

Sipas mediave gjermane në 8 maj kancelarja Angela Merkel ka ftuar në një takim të nivelit të lartë në zyrën e saj ku temë debati do të jenë shpenzimet e akomodimit të emigrantëve.

Kjo masë vjen pas ankesave të kryeministrave të disa Landeve. Kryeministri i Landit të Saksonisë së Poshtme kërkoi trajtimin edhe më të shpejtë të kërkesave për azil që vijnë nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas mediave gjermane 40% e azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani. Stephan Weil i partisë socialdemokrate ka kërkuar që të përshpejtohet sa të jetë e mundur trajtimi i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se kërkesat e azilantëve nga këto vende do të refuzohen në masën 99%.
Stephan Weil ka kritikuar faktin që trajtimi i këtyre kërkesave zgjat më shumë se një vit, megjithëse vetë azilkërkuesit e kanë të qartë se ata nuk kanë të drejtë azili në Gjermani. Me procedime të përshpejtuara sipas tij mund të arrihet reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button