Llorente: Ndaj Realit vetëm me sulm

Fernando Llorente ka porositur bashkëlojtarët se Juventusi që nuk guxojnë të mbrohet në përballjen me Real Madridin.

Ai ka thënë se Bianconerët do ta sulmojë Real Madridin, të martën, në mënyrë që të kërkojë finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk mund të mbrohemi gjithmonë. Duhet të sulmojmë dhe e dimë këtë. Është një rast unik për ne. Shpresojmë t’i zhvillojmë dy ndeshje të mëdha”, deklaroi Lorente për ‘AS’.

“E dimë se Reali ka sulmues të jashtëzakonshëm. Nuk ka hapësirë për gabimet më të vogla. Ju nuk duhet t’u jepni atyre hapësirë, sepse Reali është i pafalshëm”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button