Komuna e Gostivari filloi me pastrimin e deponisë pranë ujësjellësit të fshatit Forinë

Me investim të komunës së Gostivarit, kanë filluar punët për pastrimin e deponisë së egër në rudinën e fshatit Forinë, pranë pusit dhe basenit të ujësjellësit që furnizon këtë fshat me ujë për pije. Situata ishte e paqëndrueshme pasi buzë pusit dhe basenit ishit të mbledhura mbeturinat nga më të ndryshime, si materiale ndërtimore dhe eshtra kafshës.

Shefi i Kabinetit të kryetari të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani, drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi, këshilltari komunal, Faton Ismaili bashkë me banorë të fshatit Forinë dolën në terren për të pa gjendjen me deponinë në këtë fshat, duke konstatuar se kjo gjendje dhe këtë deponi e kanë krijuar vetë banorët.

Komuna e Gostivari filloi me pastrimin e deponisë pranë ujësjellësit të fshatit Forinë

Drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi tha se situata është alarmante dhe se rasti i deponisë së Forinës është i veçantë sepse është krijuar në zonat e mbrojtura të ujësjellësit të fshatit.

“Zona e parë e mbrojtur është 20 metra, ndërsa zona e dytë është 200 metra. Në këtë distancë nuk është e lejuar asnjë lloj veprimtarie. Mbeturinat e grumbulluara janë shumë të rrezikshme sepse uji që kullohet depërton në ujësjellësin e fshatit”, theksoj drejtori Xhaferi.

Komuna e Gostivari filloi me pastrimin e deponisë pranë ujësjellësit të fshatit Forinë

Komuna e Gostivarit apelon banorët e Forinës që të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave në lokacionin afër ujësjellësit të fshatit ngaqë rrezikohet shëndeti i mbi 60% të banorëve të cilët e shfrytëzojnë këtë ujë.

Pas pastrimit të komplet hapësirës, do të rrethohen me tela hapësira e pusit dhe basenit dhe më pas do të mbyllen të gjitha hyrje daljet që çojnë te ujësjellësi i fshatit. Persona që do takohen duke hedhur mbeturina, do dënohen me gjoba të larta për shkak se të njëjtin përveç se e dëmtojnë ambientin, e rrezikojnë edhe shëndetin e banorëve.

Komuna e Gostivari filloi me pastrimin e deponisë pranë ujësjellësit të fshatit Forinë

Lajme të ngjashme

Back to top button