Një javë pas tërmetit asnjë mundësi për të mbijetuar në Nepal

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, qeveria nepaleze përjashtoi sot çdo mundësi për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë një javë pas tërmetit që ka shkaktuar 6621 të vdekur, sipas një bilanci të fundit zyrtar.

“Një javë ka kaluar që prej tragjedisë më të rëndë. Ne kemi bërë të pamundurën për sa i përket operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës, por tashmë besoj se nuk ekziston asnjë mundësi për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Laxmi Prasad Dhakal.

Sipas tij, bilanci ka arritur në 6 621 të vdekur dhe 14 023 të plagosur. Dje, e dërguara e BE në Nepal, Rensje Teerink deklaroi se autoritetet nuk kishin asnjë dijeni për vendndodhjen e rreth një mijë shtetasve evropianë.

“Bilanci i viktimave të tragjedisë mund të rritet teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajone të ndryshme të vendit”, deklaroi një zyrtar lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button