Nga zjarri në Çair, ka humbur jetën fëmija 9 vjeçar

Nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë në një banesë në rrugën “Kemal Sejfulla” në komunën Çair, mësohet se ka humbur jetën një fëmijë 9 vjeçar.

Përveç viktimës, lëndime serioze kanë pësuar edhe prindërit dhe 2 fëmijët tjerë të të njëjtës familje, të cilët fatmirësisht i shpëtuan flakëve të zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

Në vendngjarje është mbledhur një turmë e madhe e njerëzve me qëllim që të ndihmojnë në lokalizimin e zjarrit. Turma nga banorët që jetojnë në afërsi, akuzonte për vonesë të ekipeve të zjarrfikësve, ndërkohë që bëhet e ditur se zjarri tanimë është lokalizuar, ndërsa ekipet policore dhe prokurori publik kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button