Takim i grupit punues për implementimin raportit të komisionit ad hok

Anëtarët e grupit punues për implementimin e rekomandimeve nga Raporti  i Komisionit për hetimin e ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë  më 24 dhjetor, duhet  të mbajnë sot  mbledhjen , e parë pas asaj konsultuese e cila u mbajt javën e kaluar.

Grupi punues ka gjashtë anëtarë. Kryesues është deputeti nga VMRO-DPMNE-ja, Ilija Dimovski, ndërsa anëtarë janë Bllagorodna Duliq nga VMRO-DPMNE, deputetët  Igor Ivanovski dhe Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja, deputeti Nexhati Jakupi ng BDI, përderisa PDSH nuk do të merr  pjesë në punën e këtij  komisioni. Në përbërje të këtij grupi punues do të marrë pjesë edhe  një përfaqësuesi I BE-së.

Grupi punues do të punojë në implementimin e njëmbëdhjetë rekomandimeve për të cilat VMRODPMNE dhe LSDM arritën pajtueshmëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button