LIVE: Dita e fundit e Merkatos

Në ditën e sotme pritet të shpëthejnë shumë klube në merkato, pasi që është edhe dita e fundit e afatit kalimtar veror dhe klubet po nxitojnë që të transferojnë lojtarët e nevojshëm, ndërsa të gjitha lëvizjet që do të ndodhin mbrenda ditës do mund ti lexoni vetëm në Portalb.mk.

Rifreskoni në çdo kohë faqen (F5)

______________________________________________________________________

12:00 – Përfundon merkatoja në gjithë Evropën…

_____________________________________________________________________

23:52- Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, me plot entuziazëm ka konfirmuar transferimin e mesfushorit gjerman, Mesut Ozil.

23:37 – “Jam i ngazëllyer që po i bashkohem Arsenalit”- Mesut Ozil.

23:22 – Zyrtare: Andrea Dossena kalon nga Napoli te Sunderlandi. 

23:16 – Mediat franceze raportojnë se Juan Mata është pajtuar t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, mirëpo asgjë nuk është kompletuar, pasi që Chelsea akoma nuk e ka pranuar ofertën e kampionit të Ligue 1.

23:00 – Mbyllet afati kalimtar veror i transferimeve në Itali. Qëndroni me ne …..

22:40 – Romelu Lukaku shumë pranë West Bromëich Albion. Shokues lajmi për Evertonin, që duket se po ballafaqohet edhe me largimin e Fellainit teksa opsionet në sulm po shterohen.

22:35 – Julio Cesar, portieri i parë i kombëtares braziliante duket se do të mbetet në ligën e dytë angleze. Ai për Globoesporte ka thënë se nuk do të mund të largohet, pasi s’ka pasur ndonjë ofertë për të dhe se është dita e fundit e afatit kalimtar.

22:05 – Chelsea nuk dëshiron ta lë Lukakun të largohet për ndonjë skuadër tjetër pos Evertonit.

21:47 – Portieri Shay Given nuk do të huazohet te Liverpooli nga Aston Villa.

21:41 – Arsenali pra definitivisht heq dorë nga Demba Ba, pasi Mourinho ka vendosur ta mbajë sulmuesin. Ai që do të largohet është fytyra tragjike e Superkupës, Romelu Lukaku. 

21:39 – Eksperti i jashtëzakonshëm italian, Gianluca Di Marzio, ka zbuluar se Chelsea ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë funtesh plus Emmanuel Adebayorin në paket për Fernando Torresin.

21:38 – Zyrtare: Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e Toby Alderweireld nga Ajaxi për një shumë që besohet të jetë rreth shtatë milionë euro.

21:25 – Arsenali dështon ta huazojë Demba Ba.

21:20 – Rrokada e madhe italiane e pritur për sot, ku Gilardinon e kërkoi Juventusi, Roma e kërkoi Quagliarellan dhe Genoa e kërkonte Borriellon, ka dështuar. Gianluca Di Marzio ka konfirmuar bllokimin e këtyre tratativave.

21:02 – Marouane Fellaini largohet nga qendra stërvitore e Evertonit. Ku po shkon ai ….?

20:52 – Arsenali ka probleme sa i përket transferimit të Demba Ba-së nga Chelsea. Sky Sports njofton se edhe Tottenhami ka hyrë në garë për sulmuesin, pasi refuzoi propozimin e Zenitit që për 10 milionë funte ta huazojë brazilianin Hulk.

20:50 – Juan Mata nuk do të largohet nga Chelsea. Nuk ka asgjë të vërtetë për negociatat me PSG-në. Sky Sportskështu demanton L’Equipe.

20:30 – Luis Suarez u ka dhënë fund spekulimeve sa i përket të ardhmes së tij duke konfirmuar se do të mbetet te Liverpooli.

20:16 – Tani më u bë e ditur se pse mesfushori gjerman Mesut Ozil është larguar nga Real Madridi.

“Ai u largua për shkak të rekordit jo të mirë golashënues” tha për mediat gjermane, Oliver Kahn.

20:10 – Për Interin si duket ka përfunduar merkatoja verore. Siç mëson Portalb, mbledhja e mbajtur nga drejuesit e Interi para pak orëve nuk ka sjellur risi. E gjitha kjo vjen pasi që Moratti është në bisedime për shitjen e skuadrës kështu që nuk dëshiron të shpenzoj më shumë për skuadrën…

19:59 – Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, ka lëvduar angazhimin e klubit për transferimin e Mesut Ozilit nga Real Madridi për 47 milionë euro.

19:29 – Klubi i Arsenalit ka bërë një ofertë më herët për mesfushorin e Barcelonës, Javier Mascherano, por përgjigjja përfundimtare e klubit Katalanas ka qenë ‘Jo’.

19:27 – Zyrtare: Viviano lojtar i Arsenalit

Palermo ka konfirmuar se portieri i tyre, Emiliano Viviano i është bashkuar Arsenalit në huazim me opsion blerjeje në fund të sezonit.

19:03 –  Luis Suarez ka deklaruar publikisht se ai ishte i tërhequr nga interesi i Arsenalit, mirëpo Uruguajani i ka thënë Liverpoolit se ata e dinë çfarë do ai.

19:00 – Arsenali në gjah për Demba Ba dhe Javier Pastoren.  Raportohet se Arsene Wenger ka bërë ofertë për huazim 1 vjeçar prej 1.5 milionë funta për Demba Ba dhe është duke shikuar situatën e Javier Pastores.

18:58 – Megjithatë, Yilmaz nuk shkon te Lazio. Pasi u konfirmua kalimi i Burak Yilmaz te Lazio, vetëm 10 minuta më vonë kjo marrëveshje u anulua.

18:55Siç raporton Marca, Mesut Ozil është bërë lojtari më i shtrenjtë i shitur në histori të Real Madridit. Shuma e paguar nga Arsenali është 47 milionë euro.

18:50 – Lazio tani hidhet në garë edhe për Fabio Quagliarellan. Për firmën e sulmuesit të Juventusit klubi i Lorik Canës do të luftojë me rivalin lokal AS Romën.

18:46 – Lajm i keq për tifozët e Juventusit dhe Milanit. Presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, ka konfirmuar se futbollistët Radja Nainggolan dhe Davide Astori do të qëndrojnë në klub.

“Ata nuk largohen, unë nuk dua t’i dëshpëroj tifozët”, ka thënë Cellino sipas ueb-faqes zyrtare të Cagliarit.

18:18 – Zyrtare: Ozil lojtar i Arsenalit

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka kompletuar transferimin te Arsenali për një shumë prej 47 milionë eurosh. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Arsene Wenger.

18:00 – Kaka pas testeve mjekësore tani pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuset.

17:47 – Duke u bazuar në burimet e afërta të Sky Sports me zyrtarët e Arsenalit, zyrtarizimi i transferimitë të Mesut Ozil mund të vijë rreth orës 19:00.

17:38 – Agjenti i Sami Khediras ka konfirmuar se gjermani nuk do të largohet nga Real Madridi. Nga ana tjetër, Mesut Ozil duket se është lojtar i ri i Arsenalit.

17:33 – Sipas ekspertit italian Gianluca Di Marzio, portieri Emiliano Viviano ka nënshkruar kontratën e tij me Arsenalin pasi kaloi testet mjekësore. Ai do të kalojë në formë huazimi në Emirates me të rejtë blerje. Pas pak konfrmimi zyrtar nga klubet.

17:31Sky Sports raporton se transferimi i Marouane Fellainit te Manchester United varet nga transferimi i Fernandos te Evertoni. Pas dështimit për të marrë Gareth Barryn si huazim, Roberto Martinez është angazhuar për Fernandon, i cili mund të jetë lojtar i Everonit. Nëse ndodh kjo, atëherë Fellaini do të konfirmohet si lojtar i United.

17:06Sky Sports raporton se Mesut Ozil i ka kaluar testet mjekësore.

17:05 – Para hyrjes në zyret e kompanisë së tij Saras, presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se për të nuk ka mbaruar ende asgjë.

“Merkato? Tani po hyj në zyre. Të shohim se çfarë do të bëjmë”.

17:02 – Liverpooli ka hequr dorë nga gara për Juan Matan me të marrë vesh se PSG ka hyrë në garë për të.

17:00 – Burak Yilmaz lojtar i Lazios. Mungon zyrtarizimi. Klubi i Lorik Canës ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për 15 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 2.9 milionë eurosh në sezon. Mungon vetëm zyrtarizimi nga klubet.

16:57BBC raporton në këto momente se Arsenali është duke e bërë gati konfirmimin e transferimit të Mesut Ozil nga Real Madridi. Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme. Dokumentacioni është nënshkruar dhe është kompletuar.

16:56 Zyrtare: Parma e merr Obin nga Interi. Obi kalon te Enio Tardini në formë huazimi me të drejtë blerje.

16:08 – Qindra tifozë të Arsenalit kanë dalur në qendrën stërvitore të ekipit, për t’u informuar për më të rejat nga transferimi i Mesut Ozil. Vet ai po qëndron në Gjermani, ku besohet se i ka kryer testet mjekësore.

15:51 – Marouane Fellaini ka arritur në Mançester. Ai do të kryejë testet mjekësore në Old Trafford, para kompletimit të transferimit prej 25 milionë funteshk, raporton BBC.

15:38 – Zyrtare: Antonio Adan përfundon kontratën me Real Madridin.

15:11Zyrtare: Juventusi transferon talentin e ri të Sassuolos, Domenico Berrardin.

15:05 – Gareth Bale ka refuzuar Manchester Unitedin. Ai vazhdon të flasë në konferencën për shtyp dhe në njërën apo tjetërn mënyrë ka zbuluar se ka refuzuar kampionin e Anglisë.

“Kam biseduar me Ryan Giggs, ai më foli diçka por i kam thënë se dua vetëm Real Madridin. I kam thënë se dua të luaj vetëm këtu”.

15:00 – I pyetur nëse ai do t’i ndihmonte Ronaldos të bëhej më i miri në botë, ashtu sikur kishte thënë Neymar pas transferimit te Barcelona, Bale bëri thumbin e parë.

“Nuk besoj se kam nevojë t’i ndihmoj atij. Ai tashmë është lojtari më i mirë në botë”

14:57Sky Sports zbulon më shumë rreth sagës Demba Ba. Arsenali besohet se ka ofruar 1.5 milionë funte për huazimin njëvjeçar, por Chelsea kërkon 3 milionë funte. Në garë janë edhe Napoli dhe Valencia.

14:56 – Eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague, i ka thënë Sky Sports se Real Madridi nuk do të bëjë ofertë të re për Luis Suarezin. Besohet se Liverpooli i ka thënë Realit që të mos telefonojë përsëri për këtë çështje në kontaktin e fundit që është bërë para dy jave.

14:50 – Michael Laudrup i Swanseas paralajmëron fytyra të reja përkundër përforcimeve të mëdha. Nga ana tjetër Fabio Borini i Liverpoolit pritet të huazohet te Sunderlandi. Ai po kalon testet mjekësore.

14:49Sky Sports konfirmon se Arsenali i ka bërë ofertë Chelseat për sulmuesin Demba Ba. Duket se Arsenali do të jetë ‘ylli’ i ditës së fundit të afatit kalimtar…

 14:20 – Gareth Bale te Real Madridit, do të mbajë fanellën me numër 11, njëjtë sikurse Neymari pas transferimit të tij te Barcelona.

14:19 – Nga minuta në minutë pritet që Mesut Ozil të shpallet edhe zyrtarisht lojtar i Arsenalit, pasi siq kemi mësuar më herët, ai është duke kryer teste mjekësore te kjo skuadër.

14:18 – Sulmuesi i Liverpoolit, Fabio Borini është duke kryer testet mjekësore te Sunderland para huazimit për një sezon te kjo skuadër.

14:00 – Arsenali ka lansuar një ofertë prej 10 milionë euro në drejtim të Saint-Etienne, pasi trajneri i Gunners dëshirojnë të shtojnë emra të ri në skuadër.

13:50 – Sevilla tashmë ka arritur të huazojë sulmuesin e Real Madridit, Denis Cheryshev. Lojtari do të luaj te Sevilla për një sezon para rikthimit në Santiago Bernabeu.

13:45 – Agjenti i Karim Benzema ka mohuar largimin e klientit të tij nga Real Madridi, pasi raportet e fundit e kanë lidhur një transferim të francezit te klubi anglez, Arsenali.

13:40 – El Shaarawy është deklaruar se nuk do të largohet nga Milani pas spekulimeve të fundit se pas ardhjes së Kaka’s ai mund të largohet.

13:00 – Është konfirmuar që Spartak Moscow ka transferuar mbrojtësin Gjerman Serdar Tasci nga VFB Stuttgart për një shumë rreth €4.2 million.

12:46 – Roma refuzon ofertën e Manchester United për Daniele De Rossi. Mauro Baldissino u shpreh: “Ne nuk do të pranojmë ndonjë ofertë për Daniele De Rossin. Ai është pjesë e klubit dhe nuk largohet.”

12:30 – Zyrtare: Liverpool konfirmon huazimin e Victor Moses nga Chelsea. Ardhja e Nigerianit duket se do ta largojë Italianin Borini i cili thuhet se do të huazohet tek Sunderland.

12:15 – Zyrtare: Kaka lojtar i Milanit

12:10 – Zyrtare: Berisha i bashkohet Lazios

12:00 – Evertoni pritet që ta transferoj sulmuesin e Wigan Athletic James McCarthy nëse Marouane Fellaini shkon në Manchester United, shkruan Irish Independent.

11:54 – Bundesliga shumë e qetë deri më tani, por sapo konfiromhet një transfer atje.
Nurnberg ka kompletuar transferin e kapitenit Japonez Makoto Hasebe nga Wolfsburg. Ai nënshkroi kontratë 3 vjeçare. 

11:51 – Juventus janë në ndjekje të Radja Nainggolan’s, përderisa ata do ta lejojnë Sebastian Giovinco të largohet në Atletico Madrid.

11:45 – Karim Benzema mund të largohet nga Real Madridi në mënyrë të befasishme në ditën e sotme. Pritet që Arsenali të bëjë një transferim të befasishëm të sulmuesit francez. 

11:43 – Manchester United duhet të paguajë asnjë cent më pak se 20 milionë funte, për të transferuar anësorin e Evertonit, Leighton Baines. Djajtë pothuajse kanë arritur në mënyrë zyrtare transferimin e Fellainit. 

11:41 – Ander Herrara i ka thënë Ahtletic Bilbaos se e dëshiron transferimin te Manchester United. Sidoqoftë, Djajtë duhet të paguajne pothuajse 30 milionë funte për transferimin e tij.

11:15 – Manchester United duhet të paguajë asnjë cent më pak se 20 milionë funte, për të transferuar anësorin e Evertonit, Leighton Baines. Djajtë pothuajse kanë arritur në mënyrë zyrtare transferimin e Fellainit.

11:14 – Ander Herrara i ka thënë Ahtletic Bilbaos se e dëshiron transferimin te Manchester United. Sidoqoftë, Djajtë duhet të paguajne pothuajse 30 milionë funte për transferimin e tij.

11:11 – Edhe një tjetër lëvije e KONFIRMUAR nga Real Madridi.I riu Denis Cheryshev u huazua në Sevilla për këtë sezon.

11:10 – Sipas disa raporteve më të fundit të Spanjës, mësojmë se Mesut Ozil ka vendosur që të qëndrojë te Real Madridit, pavarësisht ofertës prej 45 milionë euro që kan bërë Arsenali për shërbiemt e tij.

11:05 – Sulmuesi i Palermos, Abel Hernandez është i gatshëm të largohet nga klubi i tij në ditën e sotme. Konfirmimi për këtë gjë ka arritur nga vet lojtari.

10:41- Juventusi pritet që sot të fillojë bisedimet për transferimin e Alberto Gilardinos, teksa Fabio Quagliarella do të largohet nga Biankonerët në drejtim të Premier Ligës.

10:29 – Raportet e bëra në këtë mëngjes, na mësojnë se Adriano Galliani është shprehur i gatshëm të lejojë largimin e sulmuesit, El Shaarawy për një shumë prej 30 milionë euro, tani pas arritjes së Matrit dhe Kakas.

10:18 – Skuadra e Manchester United është duke bërë përpjekje të vonshme për të transferuar mesfushorin e Galatasarayt, Wesley Sneijder. Drejtuesit e klubit turk thonë se United kishte bërë pyetje për situatën e Sneijder, por klubi nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e fantazistit holandez.

10:15 – Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai dëshiron transferimin e mbrojtësit të Cagliarit, Davide Astori, para mbylljes së afatit kalimtar. Edhe pse vëmendja e tifozëve të Milanit është te përpjekjet e Adriano Gallianit për të rikthyer Kakan në San Siro.

10:03 – Arsenali është në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Mesut Ozil.

Këto bisedime kanë filluar para pak çasteve, ose më mirë të themi menjëherë pas transferimit të Bale te Los Blancos. Goal.com raporton se Arsenali shumë shpejtë mund të transferojë turko gjermanin në mënyrë zyrtare.

09:30 – Si duket telenovela Bale po merr fund, siç raporton Marca, sot në ora 13:00 në pjesën e quajtur ‘vendi mbretëror’ në Santiago Bernabeu pas kalimit të testeve mjekësore ai do të prezentohet si lojtar i Realit.

Lajme të ngjashme

Back to top button