Kirk urdhëron Michaelin t’i kthehet Zeta-Jonesit

Babai i aktorit Michael Douglas, Kirk besohet se e ka këshilluar të birin e tij që të përmirësoj raportet me Catherine Zeta-Jones para se të bëhet shumë vonë. 

Çifti hollivudian javën e kaluar zbuluan lajmin e hidhur për ndarje, por legjenda e kinematografisë amerikane Kirk Douglas ka këshilluar të birin që të luftojë më shumë për Catherine.

“Kirk ka simpati të veçantë për Catherine, dhe për këtë ka urdhëruar të birin që të bëjë të pamundurën që dyshja e famshme të pajtohen. Ai është njeri tradicional dhe për më shumë se 60 vjet ka qenë i martuar me Anne, dhe nuk po mund të pajtohet me faktin që i biri po i ndahet nga gruaja”, ka deklaruar një burim.

Lajme të ngjashme

Back to top button