1 maj, nxënësit vazhdojnë të “okupojnë” ministrinë

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme vazhdon bojkotin e mësimit. Pavarësisht ditëve jo pune dhe fundjavave, ata thonë se nuk heqin dorë madje paralajmërojnë radikalizim të aktiviteteve. Nxënësit sot janë futur në ditën e 5 të qëndrimit me tenda para Ministrisë së Arsimit.

FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski

“Ne do të qëndrojmë para Ministrisë së Arsimit, do të kampojmë dhe festojmë së bashkë, në këtë formë, këtë festë. Qëndrimi jonë mbetet i njëjtë dhe nuk tërhiqemi nga kjo masë. Nuk gjetëm kompromis për kërkesën tonë të dytë dhe për këtë arsye, vendimi ynë është që të vazhdojmë të bojkotojmë”, deklaroi Emilija Cvetanovska, Anëtare e Plenumit.

FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski

Nxënësit thonë se ndihen të nënçmuar nga vendimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, pasi sipas tyre, ai nuk është marrë në koordinim me nxënësit. Ndërkohë qytetarët vazhdojnë t’i mbështesin gjatë gjithë kohës përmes donacioneve dhe firmosje së peticionit. Numri i firmave e ka kaluar shifrën 10 mijë.

FOTO nga Vanço Xhambaski
FOTO nga Vanço Xhambaski

“Nga dita e hënë bojkoti do të vazhdojë përsëri. Po ashtu, edhe kampimi para ministrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button