Bermuda trekëndëshi i politikës maqedonase

Kapixhik nr. 120, e hënë, 2 Shtator

Daut Dauti, kolumnë- “Kacafytje në emër të Allahut dhe Zotit”, Dnevnik
Specifika e mosmarrëveshjes për kishën në Oktisi ka edhe një dimension tjetër. Në fund të shekullit të 19-të, një nga rilindasit shqiptar, i krishterë, ka shkruar një poezi patriotike me një mesazh shumë të qartë kundër përçarjeve brenda-shqiptare: ” Mos shikoni kishat dhe xhamitë , feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Mesazhi nuk është kuptuar si një thirrje kundër fesë , por si një thirrje që konfesioni mos të jetë një shkak për ndarje.

Eroll Rizaov, kolumnë- “Kush dëshiron zgjedhje”, Utrinski Vesnik
Nëse dëgjoni ditët e sotme borin e mediave të qeverisë kinse ne kemi borxhe shtetërore fort të ulëta, duhet që të dini se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Pastaj pason një kredi prej 200-300 milion euro, thua se për diçka tjetër. Kur milionat do të arrijnë në buxhet, nuk ka mënyrë më të mire për zgjedhje të reja, të korruptuara, paqësore dhe të padhunshme, të rregullta ose të parakohshme.

Gjorgji Misajllovski, kolumnë-“Lista Diplomatike e Palomës”, Utrinski Vesnik
Është duke na pritur një vjeshtë e pasigurtë. I humbëm pranverën dhe verën diplomatike. Na pret një dimër edhe më i vështirë. Vërtetë dimër siberian. Greqia merr përsipër presidencën e BE-së. Shansi për të forcuar pozitën e saj. Nuk ka agjendë të re Selaniku. Greqia ka probleme të tjera dhe prioritete. Ne nuk mund t’i parojmë, sidomos jo me ”Paloma” listën tonë diplomatike.

Aljosha Simjanovski, kolumnë- “Nata kur u shua shtëpia televizive A1”, Utrinski Vesnik
Shihet nga këndvështrimi i sotëm, se nata kur u shua A1 është faza e parë e skenarit (disa argumentojnë se është e importuar nga jashtë) sipas të cilës përsëri do të “fitohet liria”, me një pikë kulmore të pabesueshme filmi dhe të përfundimit – ngjarjet e 24 Dhjetorit.

Sotir Kostov, kolumnë- “Kur ideologjitë bëjnë shtypje, njerëzimi gjakderdh”, Dnevnik
Ne emrin i svastikës krijohej raca e pastër ariane, e cila bëri gjenocid të paparë dhe zbatoi holokaust tmerrues kundër hebrenjve. Çekiçi dhe drapri, madje, në emër të luftës së klasave, kreu terrorin e gjërë  kundër njerëzve të pafajshëm, bënë miliona vrasje.

Dimitar Grumar, kolumnë- “Hipokriti nuk është as këpucë e djathtë e as e majtë”, Dnevnik
Perëndia të na rruajë nga miqtë, prej armikut vet do të kujdesemi, kurse prej hipokritëve – nuk ka shpëtim! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button