Mbi 200 mijë nxënës i kthehen procesit mësimor, ulet numri i fatosave

Mbi 200 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot nisin vitin e ri shkollor 2013-2014. Rreth 20.800 sosh për herë të parë do të ulen në bankat e shkollave.

“Me keqardhje duhet të konstatoj se në pesë-gjashtë vitet e fundit ka në mesatarisht deri në 500 ose 700 më pak regjistrime të nxënsve të klasave të para. Edhe këtë vit numi i tyre në krahasim me vitin e kaluar është në rënie”, deklaroi javën e kaluar ministri resor Spiro Ristovski.

Ai dje gjatë vizitës së komunës së Vevçanit njoftoi se shkollat janë të gatshme për startin e suksesshëm të vitit shkollor.

Në ditën e parë të vitit shkollor 2013/2014, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski  do ta vizitojë shkollën e re rajonale SHF “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në lagjen Hrom, komuna Gjorçe Petrov, shkollën e rikonstruuar rajonale SHF “Sami Frashëri” në fshatin Shishovë, komuna e Saraj dhe do ta lëshojë në përdorim shkollën e re SHF “Aleksandri i Madh” në Qendrën rajonale në komunën Aerodrom.

Në Saraj do të jetë edhe zv ministri i arsimit, Safet Neziri. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button