Provimi shtetëror këtë vit sipas konceptit të vjetër

Këtë vit do të ketë provim shtetëror, do të jepet me konceptin e vjetër, ky është rezultati i takimit të katërt të sotëm mes përfaqësuesve të plenumit të shkollave të mesme, ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi, zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski dhe zëvendës ministri të Arsimit Spiro Ristovski, transmeton TetovaSot.

Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski konfirmoj që vendimi përfundimtar është që të ketë provim shtetëror këtë vit sipas konceptit të vjetër, dhe do të vazhdojë të formohen grupe pune të të gjitha palëve të interesuara për të kërkuar një koncept të pranueshme për të gjithë.

“Vendimi përfundimtar është që të ketë provim shtetëror këtë vit sipas konceptit të vjetër, që matematika mos të jetë e detyrueshme dhe mos të ketë testim elektronik. Ndërsa testimi ekstern mbetet si më parë”, tha Peshevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button