Marrëveshja Greqi-BE, javën tjetër

Greqia dhe partnerët e eurozonës do t’i përshpejtojnë bisedimet javën e ardhshme, edhe pse qeveria helene po dërgon sinjale kontradiktore përsa u përket reformave.

Sipas “Bloomberg”, një faktor kyç në arritjen e marrëveshjes mund të jetë vendimi i Kryeministrit Aleksis Cipras, për të ndërhyrë dhe për të luajtur një rol madhor në negociata, si dhe për t’i përkthyer zotimet në veprime konkrete.

Kjo do ta jepte sinjalin se qeveria do të jetë, të paktën, e gatshme të bëjë atë që nevojitet për të shkyçur kredinë.

Ministri i Financave i Austrisë, Hans Joerg Shcelling tha të mërkurën se “ka një njohje të qartë se duhet të kemi bërë mjaftueshëm deri më 11 maj, për të vijuar bisedimet”. /greekreporter/Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button