100 vjet pas luftërave ballkanike, po aq larg pajtimi mes popujve!

Drejtuesi i debatit të sotëm, profesori Rizvan Sulejmani i ka shpallur të hapura punimet e forumit “100-vjetori i Luftërave Ballkanike: Koha për pajtim në mes popujve”.

Në këtë debat përveç personaliteteve nga vendi marrin pjesë  dhe tre figura të jetës publike nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia: Paskal Milo, Azem Vllasi dhe Dushan Janjiq.

Arifi: Lufta e UÇK-së për të drejta, jo për territore

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka mohuar pretendimet e disa pjesëmarrësve ne debat , se roli i shqiptarëve të Maqedonisë ishte destruktiv, sidomos gjatë konfliktit të vitit 2001.

Ajo ka theksuar se të gjitha prononcimet e ish-drejtuesve të UÇK-së ishin për të drejta, e jo për territore.

“Gjithashtu, roli i strukturës aktuale politike qeveritare është në funksionon të sensibilizimit të çështjeve të përbashkëta të vendit”, ka thënë Arifi.


Georgievski: Politikanët nuk duhet të frymëzohen nga koncepti nacional

Ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski, ka potencuar se luftërat Ballkanike nuk janë momenti që i përbashkon popujt e rajonit, sepse ato interpretohen në mënyra krejt të ndryshme nga shtetet dhe politikat zyrtare të tyre. 

Georgievski,  në fjalën e tij,  tha gjithashtu se zgjidhja e përbashkët për paqen dhe pajtimin në mes popujve të rajonit, është heqja dorë nga populizmi nacional, si koncept që  po  mëshohet nga politikanë të caktuar në rajon, me synim përfitimin e interesave afatshkurtra politike.


Andov: “Politika etno-centrike maqedonase është problemi kryesor në vend

“Politika etno-centrike maqedonase është problemi kryesor në vend. Ai ka vlerësuar se kjo lloj politike po i dëmton zhvillimet në vend”, ka theksuar ish kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Stojan Andov në debatin e sotëm.

“Partnerët e tashëm shqiptarë në Qeveri i kanë dyert e hapura në të gjitha institucionet evropiane dhe ndërkombëtare, sesa kolegët maqedonas në Qeveri. Këtë e dëshmon fakti se kryetari i BDI-së. Ali Ahmeti, zv-kryeministri për Integrime Evropiane, Fatmir Besimi,  Teuta Arifi, e të tjerët  i dërgojnë mesazhin e shtetit tonë të përbashkët në strukturat ndërkombëtare”, ka thënë Andov.  


Milo: Pas 100 vjetësh, të gjithë vendet e Ballkanit, kanë bërë përparim

Ish ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo i kë bërë një vështrim më historik dhe rrjedhës së ngjarjve në periudha të ndryshme historike.

“Ka një dallim, derisa Lufta e Parë Ballkanike, mund të quhet çlirimtare, Lufta e Dytë nuk mund të quhet e tillë, sepse u bë për territore, kryesisht për ato maqedonase. Pas 100 vjetësh, të gjithë vendet e Ballkanit, kanë bërë përparim, dhe mund të quhet një zonë që po shkon kah stabiliteti, edhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kjo sepse edhe vatrat që gjen eronin konflikt, tash kanë një tendencë për t’i zgjidhur. Kjo p.sh ndodh në konfliktin shqiptaro-serb. Mua e as miqve të mi, para 20 vjetësh nuk do t’i shkonte mendja që do të mund të uleshin në një tavolinë ish “terroristi” Hashim Thaçi, me ish zëdhënësin e Milosheviqit, Ivica Dacic, sot kryeministër i Serbisë”, ka thënë Milo.


Vllasi:  Sërbia ka nisur ta kuptojë realitetin

Lidhur me temën e debatit të sotëm, ish zyrtari I politikës kosovarë, Azem Vllasi, shtroi nevojën e vetëdijesimit të popujve për të arritur pajtimin në mes tyre.

“Mjerisht, popujt e Ballkanit, sidomos kah juglindja, nuk kemi traditë të bëjmë politikë në mënyrë të pavarur. Të mos përmenden koha e sundimit nga perandoritë osmane, austro-hungareze, Jugosllavia e vjetër edhe e reja. Cka ka mbetur nga ish-Jugosllavia, kanë mbetur kufijtë administrativë, që tash janë bërë shtetërorë. Si duket nga kjo konstantë duhet të nisemi për raportet e ndërsjella. Prandaj nuk ia vlen të hapen debate për kufijtë”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij procesi i pajtimit është ndihmuar Evropa dhe SHBA, e kemi arritur një nivel të duhur, por është koha që vet shtetet t’i zhvillojnë ato.
“Përkundër problemeve që kanë shqiptarët dhe maqedonasit brenda shtetit, duhet pasur parasysh se kanë avancuar. Më e mira është se janë në sistemin institucional shtetëror dhe punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve. Ndërsa, raportet ndërmjet Kosovë s dhe Serbisë, kanë nisur të ngrohen. Beogradi publikisht e thotë se nuk e pranon shumë Kosovën, por ka nisur ta kuptojë realitetin”, ka thënë Vllasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button