Eli Fara e Aurela Gaçe revoltohen me emisionin Opinion

Emisioni i mbrëmshëm i ‘Opinion’ i titulluar ‘Femrat më të bukura ndër vite’ nuk ka mbetur vetëm në atë çfarë është diskutuar në studio, por ka vazhduar të komentohet edhe më gjatë në rrjetet sociale dhe shkak për këtë është bërë një mendim i botueses Arlinda Dudaj, kundrejt bukurisë së këngëtares korçare, Eli Fara.

Stafi i “Opinion” kishte përzgjedhur një listë me femrat më të bukura shqiptare ndër vite sipas komentuesve në Facebook që përfshinin në listën e femrave më të bukura shqiptare, ndër të tjera, edhe këngëtaren Eli Fara. Arlinda Dudaj, ka shprehur mendimin e saj, duke mos e konsideruar këngëtaren korçare si një femër të bukur. Por ky mendim personal i Dudaj-t është kundërshtuar në studio nga fotografi Endrit Mërtiri, i cili është shprehur ‘Çfarë nuk ka të bukur Eli Fara” duke iu referuar tipareve të fytyrës së këngëtares: vetullave, buzëve me forma, mollëzave, etj.

Kaq ka mjaftuar që diskutimi të vazhdojë edhe në rrjetin social Instagram, përkatësisht në profilin e Mërtirit. Siç duket edhe nga komentet, Eli Fara është prekur dhe nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të botueses ndaj në një prej komenteve në Instagram ka shkruar: “Sa keq duken ca qënie “njerëzore” që nuk iu dallon dot gjininë…dhe iu jepet e drejta e fjalës apo gjykimit…Uaaa!!! Qesharaket pa vlera…Sa Gjynah!”- shkruan fillimisht këngëtarja.

Në mbështetje të Eli Farës kanë qënë edhe mikesha e saj, këngëtarja Aurela Gaçe.”Aq shumë plasin ca, sa nuk bëjnë dot as hipokriten. Kushedi çfarë halli kanë”- shkruan Gaçe. Këngëtarja korçare ka shkuar edhe më tej duke shkruar “Vallë duhet të merret njeriu me këto lloj insektesh”, duke iu referuar ndoshta botueses Dudaj.

Megjithëse ky diskutim është zhvilluar mbrëmë vonë në profilin e Endrit Mërtirit në Instagram, ky i fundit ka zgjedhur të fshijë foton herët në mëngjes. /Anabel/

Lajme të ngjashme

Back to top button