Lëvizja BESA në Tetovë bëri prezantimin e platformës Ekonomike

Gjatë ditës së djeshme në zyrat e Lëvizjes BESA në Tetovë është bërë prezantimi i platformës ekonomike të kësaj lëvizje nga ana e prof. Shenaj Haxhimustafa. Kjo platformë ekonomike në këtë fazë paraqet versionin e parë punues, i cili në fazat e mëtutjeshme, me kontributin e të gjithë të interesuarve, do të përmirësohet dhe, si rezultat i këtij procesi, do të kemi edhe versionin final të saj, që do të duhet të miratohet nga organet gjegjëse të lëvizjes. Në këtë takim punues prezent ishte  edhe përpiluesi kryesor i platformës ekonomike të Lëvizjes BESA, Akademik Abdylmenaf Bexheti, i cili në këtë rast mbajti një fjalim para ekonomistëve të Lëvizjes BESA, i cili i sqaroi disa pika parimet themelore të platformës së hartuar enkas për Lëvizjen.

Fillimisht pati një diskutim paraprak mes ekonomistëve të Lëvizjes BESA, me përpiluesit e platformës ekonomike, Akademik Abdylmenaf Bexhetit dhe profesor Shenaj Haxhimustafës. Me këtë rast u nxorën disa konkluzione sesi do të zhvillohet më tutje procesi i finalizimit të kësaj platforme ekonomike.

Nga Lëvizja BESA bëjnë të ditur se për versionin final të platformës ekonomike parashihet një debat i hapur, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme ekonomike, që njëherësh paraqesin edhe shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Maqedonisë si: odat ekonomike, shoqatat e biznesit, organizatat e punëtorëve, shoqatat që mbrojnë konsumatorët, shoqatat ekologjike, profesorë dhe analistë nga lëmi i ekonomisë dhe të gjitha grupimet e tjera shoqërore, që janë të interesuara të kontribuojnë në përmirësimin e platformës ekonomik të Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Back to top button