Fenomene të përditshme!

Ka shumë tema që e shqetësojnë shoqërinë tonë në ditët e sodit, por ndër to është devijimi dhe humbja e rrugës së drejtë tek rinia. Kur themi rini, e kemi fjalën për  moshat prej 12 deri në 20 vjeç. Sepse mu prej atëherë fillojnë problemet më të theksuara në familje dhe shoqëri. Edhe pse tani fillon puna edhe më herët, sepse kanë dalë “frerësh” së kontrolluari  të rinjtë e sodit. Por, kjo le të mbetet për shtjellim për tjetër herë.

Sot rinia, nuk ka kujdes, brengë, qëllim që të bëhet modeli më i mirë shoqërorë që duhet ndjekur nga të gjithë në ardhmëri, krenaria e prindërve dhe të afërmve, por sot rinia më të rëndësishme e ka çdo gjë që i përket materiales. Brenga e çdo mashkulli dhe femre është se: si do dukem sot, a do jem i/e bukur, a do më shikojnë sot vetëm mua, a do më pëlqejë ndonjë vajzë/djalë, a jam më mirë se të gjithë i/e veshur, a e kam veturën më të mirë se të tjerët…Qëllimi kryesorë i tyre nuk është tjetër veçse të bien në sy të dikujt, që të lidhen me dikë dhe pastaj fatkeqësisht thënë “të devijojnë”, duke mos qenë të vetëdijshëm për këtë gjë.

Brenga e rinisë së sodit nuk është se: a do jem më i/e mira në klasë me mësime, a do marr mirënjohje për mësimet e mia dhe sjelljen time në shkollë dhe jashtë saj, a do jem studenti/ja më i/e dalluar, a do mburren prindërit me arsimimin dhe sjelljen time, a do mund të arrijë që të kontribuoj në shoqëri për të përmirësuar vlerat dhe mirëqenien e saj…Sikur ka vdekur kjo ndjenjë tek rinia!

Shumë e lehtë është të “devijosh”. Të duhen dy sy, një gojë dhe dy veshë. Sytë për të rënë në kontakt me gjininë e kundërt. Goja për të komunikuar me gjininë e kundërt. Dhe veshët për të dëgjuar zërin gjatë komunikimit. Kjo është ura lidhëse e transmetimit të ndjenjave deri në zemër. Kjo urë është faktori i nisjes së “devijimit”. Duke menduar se “do dashurohen” në fakt ato vetëm se “pasionohen”…Sepse, të jesh i dashuruar është rruge mjaft e gjatë dhe e rëndë për t’i përballuar. Ajo nuk njeh kufij. Nuk njeh materializëm. Nuk sheh a je i pasur ose i varfër. A i ke këpucët e shtrenjta apo të lira(grisura). A je i/e bukur…Ajo njeh vetëm shpirtëroren dhe asgjë tjetër. Është rrugëtim i gjatë, sepse nuk është vetëm ndjenjë, por është përkushtim në jetë, duke përballuar çfarëdo lloj sfide dhe duke mos u dorëhequr…E ku mund ta dijë një vajzë apo djalë i moshës 15 vjeçare se çfarë është përkushtimi në jetë! Këtë gjë rrallë herë edhe shumë pak njerëz të rritur e të moshuar mund ta kuptojnë!

Prandaj, që t’i ikim këtij fenomeni shkatërrues në shoqëri duhet te dihet se si të komunikohet me dikë. Duhet të dimë në mënyrë të saktë se si të përdorim shikimin, gojën dhe dëgjimin. Sepse një shikim i gabuar, një fjalë e gabuar, një fjalë e pranuar (e pa selektuar mirë) mund të jetë pasojë shumë e rëndë për jetën tonë. Si rini, me siguri që nuk mendon se mund të ketë pasoja të rënda në të ardhmen, sepse as që mund të perceptosh dhe analizosh këtë gjë, mirëpo kur do të vijë koha do të jesh i/e dëshpëruar për atë që ka ndodhur, nga mos pasja e kujdesit ndaj këtyre faktorëve.

Dikush do të kishte thënë se nuk është shumë me rëndësi ky fenomen! Se ka gjëra më të rëndësishme për  rininë për tu diskutuar dhe për tu marrë! Mirëpo, si mund që të mos jetë “devijimi” i fëmiut tënd më me rëndësi se  gjërat tjera!? Pikërisht nga ky fenomen shkatërrohet familja, rrethi dhe e tërë shoqëria. Nga fakti i mos dijes së balancimit të gjërave. Nga fakti i edukimit  ose mos edukimit ndaj materiales dhe shpirtërores. Sepse, nuk thotë askush mos të vishesh mirë e dukesh mirë…Mirëpo të dallohen gjërat e tepruara dhe të duhura/të nevojshme!

Ky fenomen do angazhim edhe nga prindërit po edhe nga institucionet edukativo-arsimore (si sistem në tërësi). Sepse, nëse mësimdhënësi ia tërheq vërejtjen ndonjë nxënëseje, për natyrën e saj të veshjes, prindërit reagon “nuk të hyn në punë ty veshja e vajzës sime”(fakt nga përditshmëria). Kur veshja e saj provokon edhe meshkujt e klasës por edhe mësimdhënësin, dhe as mësimi nuk mund të zhvillohet si duhet. Prandaj themi që duhet të dy palët të bashkëpunojnë. Fundja mund të vihen edhe rregulla shkollore rreth veshjes dhe pamjes së nxënësit/studentit. Por nuk është aq produktive rregulla, kur nuk dihet përse është vendosur, d.m.th kur nuk ka edukatë rreth asaj çështjeje. Sepse gjërat nuk duhet të shihen nga aspekti afatshkurtër, por nga ai afatgjatë. Duhet përgatitje në jetë, për sfida edhe më  të mëdha, e kjo mund të arrihet vetëm përmes edukimit.

Kjo temë është delikate. Vetëm prindërit në bashkëpunim me institucionet edukativo-arsimore dhe ekspertë të lëmive përkatëse mund të tejkalohet. Rinia duhet të edukohet rreth temave “tabu”, që në moshë të hershme-fëmijërore. Duke qenë i hapur me prindërit e tij/saj për temat e rëndësishme devijuese dhe me pasoja të gjata jetësore, dhe duke qenë i arsimuar dhe edukuar nga mësimdhënëse të kualifikuar dhe kompetent, pasojat e rënda jetësore do të jenë më të ultë, më pak të rrezikshme për jetën personale dhe shoqërore të të riut.

I riu i moshës 12 vjeç nuk ka kapacitet që të mendojë në faktorët  devijues, prandaj i duhet ndihmë prindërore dhe edukativo-arsimore (mësimdhënës dhe sistemi arsimorë) që të mos të bie në humnerën e jetës nga e cila nuk ka dalje asnjëherë, edhe pse do të pendohet por do të jetë e kotë.

“… andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thoni fjalë të matura.[Ahzabe 32]. E kush mund të jetë më i saktë se Ai që krijoi çdo gjë që ekziston! Neve na mbetet vetëm të kontribuojmë për qetësinë familjare dhe shoqërore, duke ndjekur mësimet e sakta!

Lajme të ngjashme

Back to top button