Allegri ka një befasi për Realin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se Paul Pogba mund të rikthehet për ndeshjen e parë kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pogba është pranë rikuperimit të plotë nga lëndimi që pësoi në ballafaqimin e parë me Borussia Dortmundin në rrethin e dytë të garës.

“Pogba? Ai do të kontrollohet edhe njëherë të enjten, por mendoj se është në rregull, që nënkupton se do të jetë me ekipin në javën e ardhshme”, u ka deklaruar Allegri.

Lajme të ngjashme

Back to top button