Agimi i Artë protestë të Kapshticë, ndalohet kalimi i emigrantëve

Puna në pikën kufitare të Kapshticës është bllokuar nga një protestë e jashtëzakonshme nga neonazistët grekë.

Mësohet se përfaqësues të “Agimit të Artë’ janë mbledhur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës (në pjesën e tokës greke) në një protestë të pazakontë.

Drejtori i kufirit, Ylber Zyberi ka bërë të ditur se janë ndaluar të gjitha kalimet e emigrantëve shqiptarë nga pika kufitare e Kapshticës me qëllim shmangien e një përplasjeje të mundshme. Ndërsa forca të shumta policore po monitorojë situatën në të dy anët e kufirit, për të shmangur një incident të mundshëm, raporton shekulli.

Ende nuk dihen shkaqet e protestës, ndërkohë që nuk raportohen incidente.

Lajme të ngjashme

Back to top button