Pas bashkëpunimit, Etnon dhe Adelina me projekte të reja (Video)

“Bone sikur n’dasëm” është projekti i ri muzikor që ka bashkuar grupin Etnon dhe këngëtaren Adelina Tahiri.

Ndonëse nuk njihet për bashkëpunime të shumta, këngëtarja nga Maqedonia ka thënë për emisionin Express të KTV-së se këtë herë me shumë kënaqësi ka pranuar ftesën për bashkëpunim.

Grupi “Etnon” qysh më herët ka treguar që ka një numër të madh të këngëve në bagazh dhe sipas Milotit në këtë këngë është dashur një zë i femrës.

Por, këngëtarët nuk do të ndalen me kaq. Etnon shumë shpejt do të vijë me një këngë tjetër, e cila do të jetë për sezonin veror. Ndërsa edhe Adelina është në përfundim të një kënge të re.

Ndryshe, videoklipi i këngës “Bone sikur n’dasëm” është duke u pëlqyer shumë nga fansat e këngëtarëve. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button