Lewandowski me maskë kundër Barcelonës

Robert Lewandowski pritet të luajë kundër Barcelonës në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për këtë është i sigurt zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge.

Sulmuesi polak u lëndua pas një përplasje me portierin e Borussia Dortmundit, Mitch Langerak në duelin e Kupës së Gjermanisë të martën, dhe ishte në rrezik që të mungoj për disa javë.

“Jam i sigurt. Ai do ta mbajë një maskë, dhe kjo do të mjaftojë që ai të luajë kundër Barcelonës”, ka deklaruar Rummeigge për B5 Aktuell.

Lajme të ngjashme

Back to top button