Inzaghi: Nuk dua të largohem

Milani është turpëruar sërish. Kësaj radhe Rossonerët u mposhtën në San Siro nga Genoa me rezultat 2:1. Pavarësisht rezultateve negative, trajneri Filippo Inzaghi nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga Milani.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime se Inzaghi do të shkarkohet nga detyra nëse humb nga Genoa, derisa ekipin deri në fund të sezonit do ta drejtoj trajneri i Primaverave, Cristiano Brocchi

“Ne do të shohim se çfarë vendos klubi. Sigurisht unë nuk duan të largohem. Më vjen keq për të gjithë. Ne duhet të bëjmë përpjekje që ta rikthejmë Milanin aty ku e meriton”, ka deklaruar Inzaghi.

Lajme të ngjashme

Back to top button