Ky është qyteti më i fuqishëm në botë

Gjithçka në Uashington është biznes. Gjithçka është e fokusuar. Gjithçka lëviz aq shpejt dhe nuk ndalon”.

Uashington DC bën pjesë në krye të listës së destinacioneve të botës për vitin 2015. Nju-Jork Tajms e quan atë “Bruklini i ri”.

Duket se kryeqyteti i SHBA-ve ndodhet në kulmin e një rilindjeje, teksa brezi i ri po largohet nga periferia dhe po përqendrohet në zemrën e tij urbane.

DC i ka tërhequr profesionistët që udhëtojnë për biznes, por ata janë më të prirur se kurrë që të qëndrojnë përtej punës atje. Pak politikanë, ose biznesmenë do të qëndronin në qytet pas pune, pa shkuar njëherë në lagjet e sipërme, “Georgetown”, “Dupont Circle”, ose “Adams Morgan”.

“Është një qytet i bukur”, tha një biznesmen australian, që e viziton shpesh Uashingtonin. “Ka hapësirë, arkitekturë të bukur, pemë dhe parqe. Më kujton shtëpinë në Sydney”.

DC mbetet zemra e asaj që ka qenë: nyja e politikës globale, shtëpia e monumenteve prej mermeri, por edhe qendra e zyrave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shtoni 175 ambasada dhe 500 kompani. Shtoni edhe 1800 dhoma hoteli, vetëm në vitin 2014; dhe mund të kuptoni pse ky qytet ëndërrimtarësh dhe demagogësh është një nga destinacionet e biznesit në Amerikën e Veriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button