Serbia një hap para BE-së, hyn në fuqi marrëveshja MSA

Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë ka hyrë sot në fuqi, njoftojnë media të Beogradit.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeve do të themelohen trupa që do ta përcjellin zbatimin e MSA. 

Kosova, pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit me Serbinë, sivjet e ka marrë dritën jeshile për të filluar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. 

Pesë shtete të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ato, natyrisht, duhet të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje pasi që MSA ratifikohet veç e veç nga parlamenti i secilit vend të BE-së. 

Ministrja e  Kosovës për Integrime evropiane, Vlora Çiataku, kohë më parë ka parashikuar se, të paktën, dhjetë vjet duhen për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit Kosovë – BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button