13 profesoresha të shkollës së mesme Ekonomike pajisen me certifikata

Komuna e Gostivarit, shoqata Karriera Ime nga Shkupi dhe Qendra për zhvillim malor nga Shkupi, dorëzuan certifikata për 13 profesoresha (këshilltarët e karrierës) nga Shkolla e Mesme Ekonomike, të cilët morën pjesë në Trajnim sipas GCDF metodologjisë për këshilltarë të karrierës.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës, Bashkim Hasani, drejtor i shoqatës “Karriera Ime”, udhëheqësit e shkollës së mesme ekonomike dhe profesoreshat – këshilltare të karrierës.

“Ky aktivitet është pjesë nga projekti “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike të Gostivarit dhe Korçës”. Projekti për bashkëpunim ndërkufitar është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të rritet zhvillimi ekonomik i komunave të Gostivarit dhe Korçës. Shfrytëzoj këtë rast që në emër të kryetarit të komunës ës Gostivarit, ti falënderoj të gjitha profesoreshat që kanë pjesë në trajnim. Njëherit falënderoj edhe kryetarin e shoqatës Karriera Ime, Visar Ademi i cili në bashkëpunim me koordinatoren e projektit Sebajete Zenku e arritën qëllimin që ky projekt të kryhet me sukses”, u shpreh Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani.

29_04_2015_keshilltaret_karriere (2)

“Karriera ime ka licencën e një programi programi ndërkombëtar që quhet GCDF, që është shpikur në Amerikë në vitet e 60-ta dhe nga Amerika është ndarë në 85 shtete të botës. Ne në Maqedoni kemi të drejtën ekskluzive të distribuimit të këtij certifikate, në rajon kanë vetëm Bullgaria dhe Greqia këtë të drejtë ekskluzive. Sot kemi fatin e madh që 13 zonja, profesoresha të jenë ndoshta këshilltarët e parë të karrierës në nivel Ballkanik, në Ballkanin Perëndimor dhe ta implementojnë këtë lloj profesioni jo vetëm në shkollë, por edhe në komunën e Gostivarit. Është një certifikatë më të vërtetë e madhe. Do them që nëse dikush nga këto zonja nesër vendos te jetoj dhe veproj në vendet e Bashkimit Evropian, mjaftojnë ta tregojnë certifikatën e tyre dhe do ta kenë punën e siguruar si Këshilltarë të Karrierës. Është një program vërtetë i fuqishëm që mbështetet nga SHBA-të dhe është një program që ka dije universale dhe njihet nga të gjitha shtet që e kanë njohur këtë profesion. Është një lloje dije që ndahet në shtatë module”, deklaroi Visar Ademi drejtor i shoqatës, “Karriera Ime”.

Në emër të profesoreshave këshilltare të karrierës, foli Blerita Mustafai-Mazllami.

“Kemi nderin dhe përgjegjësi të madhe që jemi pjesë e projektit veçanërisht jemi mirënjohës ndaj komunës së Gostivarit e cila është e hapur për projekte të sferave të ndryshme dhe jep kontribut të veçantë në fushën e procesit edukativo arsimor. Si dhe në veçanti e falënderojmë organizatën joqeveritare “Karriera ime”, e cila shpreh interes për përparimin dhe përqendrimin e investimeve të veta në komunitetin tonë. Do të kishim dashur që ky projekt metëvërtetë të mbijetoj, përkatësisht profesioni këshillim për karrierë apo këshilltari për karrierë të jenë pjesë e punës sonë të përditshme dhe praktikë në shkolla me çfarë do ju ndihmohet nxënësve që të bëjnë përzgjedhjen profesionale, orientimin e tyre dhe hapjen e shtigjeve të ardhmërisë së tyre. Shpresojmë dhe kërkojmë nga Ju që të mundësoni që ky profesion të jetë prezent në qytetin e Gostivarit, t’ju jepet mundësi të gjithë nxënësve nga gjitha shkollat të kenë këshilltarë karriere”, theksoi profesoresha, Mustafai-Mazllami.

Të pranishmit kërkuan që dijen e fituar, Këshilltarët e Karrierës ta përdorin jo vetëm në Gostivar dhe shkollat e Gostivarit por edhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button