Sjellja vërdallë forumeve, shpresë e humbur e të papunëve

Zbatimi i projekteve qeveritare për formën me aktive të zbutjes së papunësisë, nuk ka dhënë rezultate minimale për  reduktimin e aradhës që është bërë dukuri shqetësuese sidomos nëpër qytetet Shqiptare.

Seancat për sensibilizimin e kësaj  kategorie për të punësuar veten nuk tregojnë shenja të zbutjes së fenomenit të papunësisë sidomos në Tetovë. Të dhënat e entit për punësim, tregojnë se përkundër organizimit te forumeve të ndryshme, rritet numri i atyre që kërkojnë punë. 

 Frekuentimi i korridoreve apo auditorëve të mbushur me persona të moshës  40 vjecare  ka qenë  i detyruar. Rrallë kush nga ata beson në krijimin e mundësive të reja, shumica u përgjigjen këtyre forumeve për të mos humbur ndihmën sociale.

Sadik Elmazi nga Tetova, baba i 2 fëmijëve është njëri ndër ata që si me shaka thotë, se po bene shkollën në moshën e vonuar.  Nuk kemi shumë shpresa në organizimin e seminareve të tilla , thotë ai. “ Fillimisht kur marrim ftesat nga enti për punësim, mendojmë se dicka  mund edhe të bëhet, ndoshta dikush ka nevojë për krahë pune por, në realitet e gjithë kjo kohë  që humbim duke na mbajtur të lidhur shërben për të plotësuar mëditjen e dikujt  tjetër.

Nëse faza e parë e sensibilizimit dhe kualifikimit të të papunëve me gjithë  dinamikën e ulët, konsiderohet si një proces i konsoliduar i Qeverisë,  shqetësimi,  në emër të projekteve funksionale, tani shtohet për punëdhënësit.

Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov promovoi dje projektin “Forumi për punëdhënësit”, që do të realizohet në 28 qytete të Maqedonisë. 

Qëllimi i këtij projekti sipas ministrit Dime Spasov, është që të informojë punëdhënësit me masat aktive dhe programet të cilët duhet të nxisin më shumë punësime si dhe njohja më për së afërmi me sektorin privat.

Përfaqësues  të kompanive privatë shqiptare shikojnë me rezervë projekte të tila.  Fabrika  ë përpunimit të miellrave “ Kalliri i Artë”,  ka 10 të punësuar.

Nazim Limani, pronar i kësaj  kompanie thotë  se projekte të tilla kanë qenë të vazhdueshme qoftë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, qoftë nga Ministri e Ekonomisë.

” Deri më tani nuk kam pasur ndonjë interes për projekte të tilla, sepse bizneset tona kanë nevojë për përkrahje konkrete, jo për seance që do të na tregojnë programe të kota”, thotë Nazimi

Disa pronar të firmave të cilët numërojnë  mbi dhjetë të punësuar në Tetovë, dyshojnë në qëllimet e vërteta të projektit. Ata thonë se më së miri dinë nevojën e kompanive të tyre për punësim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button