A po krijon Dortmundi sulm tmerrues?

Ndoshta Borussia Dortmund nuk e ka filluar dhe aq mirë Bundesligën, pasi është duke shënuar fitore tejet të vështira, mirëpo kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë skuadër që kishin sezonin e kaluar.

Largimi i Mario Gotze’s te rivali më i madh Bayern Munich, përderisa Lewandoëski pritej të bënte të njejtën gjë që bëri që lojtarët e tjerë të dëshpërohen paksa.

Me dy lojtarë kyç duke u larguar drejt Bayernit i cili po përjeton një formë jashtëzakonisht të mirë, do të bënte që Dortmundi të kishte tepër vështirësi në këtë sezon. Sidoqoftë, polaku në fund vendosi të qëndrojë në Signal Iduna Park.

Siç shihej Dortmundi nuk do të ishte konkurent më për asnjë titull përballë Bayern dhe menagjeri gjeneral i Dortmundit Hans-Joachim Watzke më në fund vendosi, duke thënë mjaftë: “Lewa” nuk do të lëvizte nga ekipi, përderisa përpiqej të gjente zëvendësim për largimin e Gotze’s.

Ata vendosën që të marrin një sulmues dhe Pierre-Emerick Aubameyang u transferua nga St.Etiene , përderisa e mori edhe Henrikh Mkhitrayan nga Shakhtar Donetsk, lojtarë i cili kërkohej nga Liverpooli gjithashtu.

Me një organizator të lojës si Ilkay Gundogan dhe me një mesfushor ofanzivë si Marco Reus këta lojtarë sulmuesit e rinj të ardhur së bashku me Lewandovskin do të krijojnë sulmin më të dëshiruar në Evropë.

Dortmundi filloi sezonin duke marr 9 pikë nga 3 ndeshje edhe pse fitorja kundër Weder Bremenit 1:0 ishte rezultat i ulët, por shihet qart se lojtarët janë duke u adaptuar ende me ekipin sepse pati 32 goditje në gol dhe vetëm njëra prej tyre u fut në rrjetë.

Me këto ndryshime Dortmundi nuk është larg Bayernit edhe pse ky i fundit është një ekip që çdo trajner do të dëshironte ta kishte.

Lajme të ngjashme

Back to top button