Siria, Palin: Le të merret Allahu me ta

“Me Sirinë le të merret Allahu!”, kjo është fraza që ka përdorur Sarah Palin në një postim në profilin e saj në Facebook ditën e shtunë.

Ish-guvernatorja e Alaskës dhe ish-kandidatja për zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkruar se bëhet fjalë “për një konflikt ku ekstremistët islamikë janë kundër një regjimi autoritar dhe të dyja palët bërtasin ndaj njëri-tjetrit: “Allah Akbar”. Kështu që le të merret Allahu me ta.”

Në këtë mënyrë Palin ka shprehur hapur se Siria nuk është dakord me aksionin ushtarak që presidenti amerikan Barak Obama vendosi të ndërmarrë në Siri pas përdorimit të armëve kimike.

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se është gati të japë urdhrin për ndërhyrje ushtarake në Siri ndoshta dhe javën që vjen me pretendimin se e ka autoritetin për ta bërë një gjë të tillë.

Por për një sulm mbi Damaskun, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë më parë autorizimin e Kongresit. Nga “Kopshti i Trëndafilave”, Obama siguroi edhe një herë se trupat amerikane nuk do të shkelin në Siri. Pas “Jo-së” britanike për pjesëmarrje në mësymje, hipoteza e një aksioni të kufizuar bëhet kështu gjithmonë e më konkrete.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri. Kam vendosur që ta ndërmarrin një aksion ushtarak kundër regjimit sirian dhe ta ndëshkojmë për përdorimin e një gazi që vrau mbi një mijë vetë, një atentat ky kundër dinjitetit njerëzor. Por pervecse Komandat i Forcave të Armatosura, jam edhe presidenti i demokracisë më të vjetër parlamentare. Edhe pse une mund ta jap urdhërin e sulmit pa dritën jeshile të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, kam vendosur të dëgjoj mendimin e të përzgjedhurve të popullit amerikan, e për këtë do te nisë një diskutim në Kongres”, tha Obama. 

Lajme të ngjashme

Back to top button