Doshi: Me Nanon e bëj një parti

Ditën e djeshme, deputeti Tom Doshi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë ngacmimeve të gazetarëve. Ai është përgjigjur me humor kur është pyetur nëse do të formonte një forcë partiake dhe me kë do ta bënte.

“Me Fatos Nanon e formoj një parti, pasi ai më ka futur në politikë. Bashkë e bëjmë gjysmën e PS për vete”, u shpreh deputeti. Deputeti ka thënë se gëzonte mbështetjen e popullit të Shkodrës dhe se për të nuk kishte rëndësi partia së cilës i përket.

Referuar kandidates së PS në Shkodër, Tom Doshi tha se një pjesë e mirë e rrethinave të këtij qyteti nuk kanë ujë për të pirë, duke ironizuar premtimet elektorale të kandidates.

“Keti Bazhdari premton pistë skish në Postribë, ndërkohë që atje njerëzit hanë dhe bukë e qepë, ndërsa shumë komuna nuk kanë ujë me pi”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button