Muftinia e Shkupit kërkon nga Sulejman Rexhepi të kërkojë falje publike

Muftinia e Shkupit me përkrahje të shumicës absolute të anëtarëve të organit të Muftinisë së Shkupit i jep mbështetje të plotë punës dhe aktivitetit të Muftinisë së Shkupit në krye me Muftiun h. Ibrahim ef. Shabani, kjo ishte njëra ndër konkluzat e sjella nga Muftinia e BFI-së në Shkup në mbledhjen e mbajtur me anëtarët e Muftinisë

“Organizimi i manifestimit qëndror nga ana e Muftinisë së Shkupit për Garat e Treta Kur’anore të mbajtura me datë 26.04.2015 ishte i nivelit të duhur. Muftinia e Shkupit ka qenë transparente në dekorimin e çdo individi apo ndërrmarrje që ka dhënë sado pak kontribut për organizimin e këtij manifestimi madhështor”, thuhet në komunikatën e Muftinisë.

Muftinia e BFI-së në Shkup në mbledhjen e mbajtur me anëtarët e aj solli këto konkluzione:

Vendimi për të dekoruar nëpunësit e Muftinisë së Shkupit për kontributin e dhënë në kthimin dhe ruajtjen e Vakufit ka qenë Vendim i Muftinisë së Shkupit Aq më tepër, kur dihet fakti se në mesin e dy nëpunësve të Muftinisë së Shkupit kemi pasur edhe person civil.

Muftinia e Shkupit duke respektuar gjitha normat dhe parimet kushtetuese dhe morale nderon Resin me fjalë rasti, kurse ai në vend që të falënderoj Muftininë e Shkupit dhe nëpunësit e saj për kontributin e dhënë, i njëjti keqpërdori foltoren e Muftinisë së Shkupit duke  paraqitur fjalim kontrovers, ofendues, me prapavijë tendencioze, nënçmues për organizatorin dhe shqetësues për talebet dhe të pranishmit në sallën Opera dhe Baleti, e gjithë kjo në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së më konkretisht nenit 39 të Kushtetutës në  të cilin thuhet se Reisi përfaqëson unitetin fetar të pjesëtarëve të islamit”.

Se kush është hero për Muftininë e Shkupit vendos Muftinia e Shkupit e jo dikush tjetër. Ndërsa, sa i takon asaj që Reisi kërkon “Mejdan” ballafaqim,  i bëjmë me dije se MEJDAN Kryesor e të dokumentuar për te e kemi arkivin e pasur të Muftinisë së Shkupit.

Askush nga ai nuk ka pritur që në një eveniment të Garave Kur’anore nga një figurë fetare që sa kohë ushtron postin e Reisit të jetë aq larg parimeve të Islamit dhe bontonit njerëzor.

Ne jemi hoxhallar kemi familje dhe fëmijë, andaj askujt nuk do t’i lejojmë dhe falim që dikush pëmes ofendimeve dhe sharjeve të mundohet të nënçmoj nderin dhe dinjitetin e familjeve tona të pastra.

Duke u bazuar në tërë këtë, Muftinia e Shkupit kërkon nga Sulejman Rexhepi brenda 48 orëve të vetëdijesohet dhe të kërkon falje publike ndaj Muftiut të Shkupit,  Muftinisë së Shkupit dhe xhematit të Muftinisë së Shkupit. Muftinia e Shkupit për çdo ndodhi të së ardhmes do t’u informoj në kohën e duhur.

Lexo: Muftinia e Shkupit: Nuk është sulmuar fizikisht muftiu Ibrahim Shabani

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eh Zhivka i “ashtuçuajtur Reis” nuk kërkon falje se për atë Islami ësht Business, estagfirullah kush na udhëheç BFI-në. Do ti vije fundi edhe këtij inshAllah.

Back to top button