Papa Françeskut i kërkohet ta vizitojë Shqipërinë

Papa Françeskut, i kërkohet të vizitojë Shqipërinë. Por në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë ftesë nga ndonjë grup besimtaresh katolike shqiptare, por ajo çka bën habi, është se letra mban firmën e Milan Hulik, një avokat çek, i cili vizitoi Shqipërinë dhe veriun e vendit për herë të parë këtë verë.

I shoqëruar nga dy mikesha të tij po çeke, Milan na tregon sesi në këtë faqe interneti dedikuar Shqipërisë, e ku mund të marrësh informacion në pesë gjuhë të ndryshme, ai ka publikuar letrën e hapur drejtuar Papës. Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike në veri të Shqipërisë dhe familjet që u përpoqën të ruanin fenë gjatë komunizmit.

Por, bashkë me iniciativën për t’i dërguar Papa Françeskut këtë kërkesë, çekët që administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur me Shqipërinë. Aq sa, ata nuk ngurrojnë të bëjnë edhe ironi me paralajmërimet e Ministrisë së Jashtme çeke mbi masat që duhen marrë nëse viziton Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button