Më 1 Maj CM9 shpall finalistët

Do të jetë programi i ndjekur i show-bizit shqiptar “Play” që trasmetohet cdo të premte në mbrëmjë në Zico TV, ai që do të tregojë për finalen e festivalit “Celësi Muzikor 9”.

Ne mësojmë se në këtë program do të shpallen fituesit, ata që do të shkojnë në finalen e madhe të 7 Majit. Edhe këtë vit ky festival solli disa nga emrat e njohur, dhe të rinj, por me këngët më cilësore që i duhen një festivali nga përzgjedhja e shumë e shumë këngëve konkuruese. N

dërsa ishte edhe një rikthim i disa emrave të njohur të muzikës për të konkuruar në një festival si Ardit Stafaj, Shemi dhe Shkenda Dubova etj. Gjithashtu gazeta jonë mëson se po gjatë programit “Play” do të zbulohet se cila femër VIP do të jetë si moderatore përkrah Maksit, moderatorit zyrtar të këtij festivali. Por shumë këngë po pëlqehen edhe po klikohen, e secili ka të preferuarën e tij, e se cila këngë do të jetë fituese e këtij edicioni të nëntë duhet të presim natën finale ku organizatorën kanë thënë se do të jetë një super spektakël.

Vitin e kaluar cmimin e madh e fitoi këngëtarja nga Shqiprëia, Mira Janji me këngën “Pa ty”, ndërsa artistja Ganimete Abazi- Ganja dha një provë shumë të mirë si moderatore./BS

Lajme të ngjashme

Back to top button