Nga sot ndryshohet regjimi rrugor në Maqedoni

Prej sot nuk vlen ndryshimi kohor i regjimit të komunikacionit në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, me të cilën ndalohej komunikacioni i automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë ditëve të vikendit dhe gjatë ditëve me temperatura të larta ekstreme.

Në aksin rrugor Gostivar-Ohër, Ohër-Resnjë dhe Ohër-Shën Naum nga 1 korriku 2013 ka kufizim të regjimit të lëvizjes së automjeteve të transportit mbi 7,5 tonë. Kufizimi i lëvizjes është në periudhën: e premte nga ora 15:00-24:00, e shtunë e diel nga ora 07:00-24:00. Ky regjim i lëvizjes do të vlejë deri më 1 shtator të vitit 2013. 

Në fuqi është ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ndalesa vlen në periudhë kohore prej orës 10 deri në 20 dhe do të zgjasë deri më 01.09.2013.

Për shkak të dëmtimit të rrugës  në aksin rrugor P-409 Mavrovë-Dibër në afërsi të Urës së Boshkos komunikacioni zhvillohet në dy korsi përmes bajpasit (derisa të zgjasin sanimet e rrugës së dëmtuar). Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera magjistrale dhe rajonale në shtet për momentin po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button