Shtohen problemet e Bayernit (Video)

Eurosport shkruan se përveç Robbenit, mbrëmë dëmtim ka pësuar edhe Lewandowski.

Ky i fundit, pas goditjes që morri nga portieri i Dortmundit është pothuajse e sigurt se do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Por, ajo që është edhe më shqetësuese është se ai mund të mungojë deri në fund të sezonit.

“Ai ka nofullën e thyer dhe tronditje”, citohet të ketë thënë mjeku i përfaqësueses së Polonisë, transmeton Koha.net.

“Pas kontrolleve të para nuk duket mirë. Kaq mund të shkruaj për momentin”, ka shkruar në një postim në Twitter agjenti i lojtarit.

Akoma nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se sa do të mungojë lojtari, kurse, veç tjerash dueli i tij me portierin ka frustruar edhe menaxherin e Bayernit, Pep Guardiola.

Lajme të ngjashme

Back to top button