Shqipja e Hamletit mrekullueshëm tingulloi në skenën e Manastirit

Aktori tetovar Burhan Amiti në përmbyllje të Festivalit në Manastir solli një freski, si me tekstin të adaptuar  sipas motiveve të dramës “Hamlet” të Shekspirit, ashtu edhe me interpretimin, por edhe me ilustrimin muzikor kryekëput me motive nga folklori burimor shqiptarë që në mesin e shikuesve shkaktoi emocione mallëngjyese, ashtu siç do të shkaktonte edhe teksti origjinal i Shekspirit.

Në ditën e martesës së Hashametit (personazhi i monodramës),kris lufta, kështu që ky nuk ia del

dot së bashku ta kalojë natën e parë. Shkon në luftë. Lufta si të gjitha luftërat për pasoja lë shkatërrina, pas përfundimit të luftës, kthehet në shtëpi ku ballafaqohet me pasojat katastrofale. Shtëpia e shkatërruar nga jashtë, brenda pa frymë njeriu. I ati ka pas vdekur, kurse e ëma është martuar për xhaxhanë e Hashametit. Fati i njëjtë si i Hamletit të Shekspirit.

Hashameti i traumatizuar dhe i thyer nga lufta, fillon të jetojë si Hamleti, të kërkojë momente për ta dënuar aktin të këtillë të xhaxhait dhe të ëmës. Është interesant dhe prekës dialogu në mes Hashametit dhe të ëmës, kur ajo  e qorton për sjelljen të ftohtë ndaj saj. Ky i përgjigjet: ”Ti,gruaja e xhaxhit tim flet me djalin tënd”. Fjali kjo që depërton thellë në emocionet e çdo njeriu. Edhe Hashameti,ashtu si Hamleti, me shokët organizon një shfaqje të shkurtër ku e përshkruan ngjarjen më të ndyrë të njerëzimit.

Pas grindjes të ashpër me të ëmën dhe reagimit të xhaxhait (njerkut),në gjendje afekti rastësisht  vret këtë të fundit, me se edhe e përmbush  amanetin. Monodrama përfundon ashtu siç përfundon edhe te “Hamleti”. Hashameti viziton varrin të prindit dhe ia lajmëron plotësimin e amanetit.

Për atë se si u prit dhe u përcoll shfaqja shqiptare në skenën e Pallatit të Kulturës në Manastir, dëshmi e vërtetë janë duartrokitjet dhe urimet nga shikuesit e pranishëm.

(Q.H)

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. teper Epikurike kjo, dhe ju lus te mos botoni gjera qe levata i japin organizatorve e jo dhe atyre qe kan marr pjese ne festival.
    Une jam deshmitare se e kam ndjek cfaqjen, dhe ketu ka dy fjale per te, dhe 80% per qendren e kultures ne Manastir.
    Amortizohen njerzit dhe skan kapacitet te shkruajne ate qe duhet shkruar per nje cfaqje.
    Perndryshe, organizimi i festivalit ishte zerro.

  2. Dhe nje gje qe do te ishte kuriozike. ne cfaqje pati vetem 2 Shqiptare dhe kujt i tingelloi Shqipja se kuptoj …!?

  3. Realiteti eshte se Qendra per Kulture dhe drejtori i saje Borce dimitrovski kadrovik i VMRO se, nuk bashkepunon me asnje shoqate Shqiptare ne Manastir, biles as me drejtorine e Muzeut te Alfabetit, dhe tashi mos shesim ketu hallv pa terezi. Ne salle pati vetem 7 shikus dhe 4 persona te Jurise. Nga keta vec 2 spektator ishin Shqiptare, une dhe ky qe ka dal me inicialet nen shkresen.

  4. “koleg”,nëse keni dalur nga kornizat e sjelljes dinjitoze dhe kacafyteni me të gjithë,duke ditur se kush jeni dhe
    çfarë shpifjesh trilloni edhe me këtë rast,kurrë nuk do të zemërohem,nuk do të lejojë që të lëshohem në nivelin e
    hiqit.

Back to top button