“Fridom Haus”: Maqedonia vlerësohet më dobët në Ballkan për lirin e mediave

Ligjet e reja restriktive dhe presionet ndaj gazetarëve kanë kontribuar në rënien drastike të lirisë së shtypit gjatë vitit 2014 duke e sjellë Maqedoninë nivelet më të ulëta në Ballkan gjatë 10 viteve të fundit ka deklaruar organizata “Fridom Haus” në raportin e publikuar sot vetë disa ditë para kremtimit të ditës ndërkombëtare të mediumeve, 3 maj.

Në raport vendet fitojnë pikë për gjendjen e mediave nga 0 për vendet me liri më të madhe dhe maksimumi 100 për vendet me më pak liri për mediat. Rezultati i Maqedonisë ka rënë për 10 pikë në 10 vitet e kaluara me çka është vendi me rangim më të ulët në Ballkan, thuhet në raportin e “Fridom Haus”.

“Disa vende të Ballkanit Perëndimor edhe më tutje janë me trendin shqetësues për thyerje të lirive të mediave gjatë vitit 2014. Gjendja e mediumeve shoqërohet me disa problem të përbashkëta siç është shfrytëzimi I Ligjit për shpifje dhe fyerje nga politikanët dhe biznesmenët për të thyer qëndrimin kritik”, thuhet në raport”.

Lajme të ngjashme

Back to top button