Mot me vranësira dhe reshje të shiut

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje lokal të shiut, të cilat më vonë do të ndalen dhe vranësirat do të zvogëlohen.

Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë luginës së Vardarit në disa çaste do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira me periudha me diell, edhe pse në orët e mëngjesit edhe në Shkup do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor.Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 20 gradë Celsius.

Deri të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, veçanërisht të enjten.

Lajme të ngjashme

Back to top button